Durrës,eliminohen ndotjet mjedisore e akustike gjatë eventeve artistike.

Eleminimi i ndotjes, fizike dhe akustike gjatë eventeve artistike apo aktiviteteve të ndryshme kulturore. Këtë synon një marrëveshje e nënshkruar mes këshillit qarkut Durrës dhe Bashkisë së qytetit bregdetar në kuadër të projektit të quajtur “Zero ndotje”
Këshilli i qarkut Durrës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me bashkinë e qytetit Durrës për implementimin e projekti "Zero ndotje" i cili synon eliminimin e ndotjes akustike gjatë eventeve artistike apo festivaleve të ndryshme.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i qarkut Durrës Alfred Mullaraj dhe nënkryetari i bashkisë Durrës, Zhyljen Varfaj. Këshilli i qarkut Durrës është përfitues në kuadër të programit Adriatik IPA dhe ka prezantuar projektin në prani të përfaqësuesve të komunave e bashkive të qarkut, institucioneve të ndryshme dhe përfaqësuesve të hoteleri-turizmit.
Gjatë zhvillimit të eventeve artistike apo festivaleve këto të fundit shoqërohen shpesh me ndotje fizike, akustike dhe vizuale.
Aktivitete te tilla organizohen shpesh herë në mjedise dhe orare të pa përshtatshme duke krijuar ndotje akustike për banoret e qytetit të Durrësit por edhe për turistët që vijnë të pushojnë në bregdet.
Qëllimi i projektit Zero është eliminimi i këtyre ndotjeve në maksimum, duke përzgjedhur institucione të ndryshme për të implementuar projektin.
Add new comment