Në Kushtetuese KLD, Magjistratura Presidenti Nishani 'përdor' Këshillin.

Presidenti Bujar Nishani merr një tjetër nismë për të kthyer dy ligje që lidhen me reformën në sistemin e drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, aty ku Nishani është kryetar ka dërguar në Kushtetuese ligjin për KLD dhe shkollën e Magjistraturës.
Sipas KLD-së këto ligje shkelin Kushtetutën dhe cënojnë kompetencat thelbësore të Këshillit. Nën drejtimin e zëvendës-kryetarit Elvis Çefa, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar një mbledhje, e ndërsa pretendon se këto dy ligje cënojnë drejtpërdrejtë funksionimin dhe kompetencat e KLD.
“Ligjet e miratuara cënojnë parimin e ndarjes e balancimit të pushteteve”, theksohet në njoftimin e KLD-së. Në seancën e parë parlamentarë atë të 1 shtatorit mazhoranca rrëzoi 5 dekretet e kthyera nga presidenti Bujar Nishani, ku përfshiheshin dhe këto dy ligje.
Kështu dekreti i Presidentit për Shkollën e Magjistraturës u rrëzuar me 77 vota kundër, ndërsa dekreti për KLD-në u rrëzuar me 78 vota kundër.
Add new comment