Itali, arrestohen 2 shqiptarë,kapen me 2 kg kokainë e 1 kg marijuanë.

Dy shqiptarë dhe një maroken janë arrestuar nga policia italiane në veri të Milanos, ndërsa janë sekuestruar 2 kg kokainë e pastër dhe 1 kg marijuanë. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 30 dhe 31 vjeç. Sipas policisë droga ka një vlerë rreth 100.000 euro e ndërsa nga kontrolli në banesën e shqiptarëve janë gjetur dhe 80.000 euro. Arrestimet janë bërë në kohën kur shqiptarët do dorëzonin mallin tek marokeni.
Por përveç pistës të shpërndarjes së drogës, policia italiane po heton një tjetër pistë, atë të pastrimit të parave në Marok, e ndërsa flitet për një organizatë kriminale ku përfshihet dhe Shqipëria.
Për të arrestuar dy shqiptarët policia italiane ka bërë hetime për disa muaj, duke i ndjekur ata në zonat ku shpërndanin kokainën.
Sipas hetuesve prania e një bashkëpunëtori maroken në këtë trafik hap një degë të re në hetimet që ka të bëjë më pastrimin e parave në Magreb nga shqiptarët.
Në dhjetor të vitit 2013, në Milano, policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale që paratë e drogës i pastronte në Magreb. Duke e lidhur me këtë rast hetuesit italiane besojnë se dhe shqiptarët paratë e drogës në Itali i pastrojnë në Magreb.
Ajo që dyshohet nga policia italiane është për një grup ndërkombëtar, me strukturë piramidale që merret me pastrimin e parave të pista dhe që ka arritur kulmin në pastrimin e rreth 1 milion eurove në një muaj.
Add new comment