Vlorë, mbeten në burg 2 peshkatarët italianë, peshkonin pa leje në Sazan

Postuar në 16 Shtator, 2014 14:24

Mbeten në burg dy shtetasit italianë të cilët u kapën dje nga policia kufitare e Vlorës, duke peshkuar në ujërat shqiptare pa leje, rreth 10 milje larg ishullit të Sazanit. Mësohet se Onofrio Comes 42 vjeç, dhe Pietro Tropiano, 61 vjeç, që të dy banues në Bari të Italisë, janë mbajtur në burg, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedimi penal.

Të dy peshkatarët italianë u kapën dje me dy peshkarexhat e tyre, ”S.RITA-4BA1567”, dhe ”LUPO-4BA1535”,  ku u bllokuan në flagrancë nga rojet bregdetare të Portit të Vlorës. Gjatë ndalimit të tyre, policia u ndesh me refuzimin e dy peshkatarëve italianë për të treguar veprimtarinë që po kryenin. Madje të dy peshkarexhat italiane kanë kërkuan të largohen me shpejtësi nga ujërat shqiptare, por rojet bregdetare pas 2 orë ndjekje arriti të ndalojë dy peshkarexhat në kufirin detar shqiptaro-italiane.

Policia thekson se  materialet ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Peshkim i ndaluar” , dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndaj dy peshkatarëve  Onofrio Comes dhe Pietro Tropiano. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.