Po kalonte mallra kontrabandë me autobus linje, arrestohet 43 vjeçari

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:33

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia III” duke arrestuar në flagrancë një 43 vjeçar, për kalimin e mallrave kontrabandë, përmes një autobusi të linjës Tiranë-Prishtinë.

Në pranga ka rënë Shkëlqim Hoxha, ndërsa po për të njëjtën akuzë, janë proceduar në gjendje të lirë Dritan. G, 41 vjeç, banues në Lushnje, Barije.S, 54 vjeç, banuese në Tiranë, si dhe Marieza.H, 27 vjeç, lindur dhe banuese në Durrës.

Sipas policisë, arrestimi i 43 vjeçarit erdhi pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00 nga kontrolli i ushtruar në mjetin “Autobus Setra” me targa AA 107 AZ, në pronësi të kompanisë “Osumi Travel”, i cili kryente linjën Prishtinë-Tiranë, është konstatuar një sasi e konsiderueshme me mallra konfeksione të fshehura, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore në pikën e kalimit kufitar Morinë.

Policia thekson se vlera e përllogaritur e mallrave që po tentoheshin të kalonin kontrabandë, kapnin vlerën e 34 mijë eurove.

Materialet u sekuestrun në cilësinë e provës materiale, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Tregëtimi, trasportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.