Vrau me 6 plumba 28 vjeçaren në 'Bllok', gjykata: 35 vjet burg Ballës!

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:28

TIRANE - 35 vite burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për Ndriçim Ballën, ish-nënoficerin e Forcave të Armatosura i cili vrau aksidentalisht një 28 vjeçare dhe la të plagosur objektivin e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 Shtatorit të vitit të kaluar në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranës.

Një borxh prej 25 mijë lekësh që vëllai i Ballës kërkonte nga i plagosuri Elton Fusha duket se ka qenë shkaku i këtij atentati. Majlinda Hoxha, e cila pinte kafe në lokalin që mbahej me qera nga Elton Fusha, mbeti e plagosur aksidentalisht ndërsa Balla kërkonte të vriste Fushën.

Dënimi me 35 vjet ishte dhe kërkesa e Prokurorit Ramadan Troci, i cili u kthye në vëmendjen e mediave për urdhër arrestin që lëshoi ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.