Ekstradohet nga Anglia 39 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje në '97

Postuar në 18 Shtator, 2014 05:56

TIRANE - Një 39 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje, është ekstraduar sot nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.

I ekstraduari është Andi Bardhoshi, vjeç 39, nga Durrësi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 18 vjet burg në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“ e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas policisë, ngjarja për të cilën 39 vjeçari është deklaruar fajtor nga organet e drejtësisë ka ndodhur më datë 14.09.1997, rreth orës 21:00, ku Bardhoshi në bashkëpunim me Helidon Beckan, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Alfred H., duke e vrarë atë.

Mësohet se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Londrën, më 03.05.2012, Bardhoshi, është arrestuar në qytetin e Londrës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza“, në Rinas, dhe i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.