Dy historitë e komunizmit që përlotën Papa Françeskun.

Postuar në 22 Shtator, 2014 14:21

Don Ernest Simoni dhe Murgesha Marie Kaleta, nga Hajmeli i Shkodrës ishin dy personazhet që përlotën Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë këtyre dy personazheve që kanë vuajtur në kohën e komunizmit. Jeta e dy personazheve shënoi për Atin e Shenjte momentin më të dhimbshem, që u komentua edhe si “përlotja e Papës”.
“Këto janë nga te paktat deshmi të gjalla që i kanë mbijetuar kohës së egër te komunizmit”, shkruajnë mediat italiane. “Mendonin se do ta gjunjëzonin, se do ta fitonin, të bindur se herët a vonë do të hiqte dorë nga liria e ndërgjegjes. Edhe sot e kësaj dite, sytë e don Ernestit, që sapo ka mbushur 84 vjec, shpojnë si shigjetë. Të shndritshëm. Pavarësisht flokëve të bardhë, ka ditur të ruajë ndërkohë shportin kokëfortë, luftarak, tipik për ata që luftojnë për një kauzë të lartë. Kalitja është e madhe për ata që në jetë kanë vuajtur shumë. Përballë Papa Franceskut, në katedralen e Tiranës, ka dhënë një dëshmi prekëse, duke u bërë kështu zëdhënësi i shumë heronjve, viktimave të pafajshme, martirëve të persekutuar”, shkruan Il Messaggero për Don Ernest Simonin. Il Messaggero shkruan se as 27 vitet në një kamp përqëndrimi dhe puna e detyruar nuk arritën ta gjunjëzojnë.
Duke rikujtuar historinë e Ndoc Suma, një nga 40 martirët që janë në proces kanonizimi nga Vatikani, La Stampa shkruan për Marie Kaleta. “I është përkushtuar Zotit, në moshen fare të rë, vetëm 10 vjeç. Moshë në të cilën, nën ndikimin edhe te xhaxhait të saj, Ndoc Suma, Maria u fut në kuvend, prej nga doli 17 vjeç dhe kur u perball me fillimin e persekutimit të familjes së saj, që jetonte edhe me xhaxhanë. Por pavaresisht fatit te keq te xhaxhait te saj dhe gjithe klerikeve qe guxonin te praktikonin ritet fetare, Moter Maria Kaleta vijoi fshehurazi pagezimin e femijeve ne ato familje qe thote se kishte besimin se nuk do ta padisnin, por edhe ka rrezikuar. Në kushte ekstreme, kur kujton se ka pagëzuar fëmijen e një komunisti me ujë kanali, kur gjatë diktatures punonte ne kooperative, në fshatin Pistul të Komunës Hajmel të Shkodrës.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.