Tiranë, dhunuan një punonjës policie, arrestohen dy agresorët.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë dhunuar një punonjës policie. Në pranga kanë rënë Sokol Kryeziu dhe Eni Sada.
Sipas policisë, të dy këta persona kanë dhunuar një punonjës policie të Komisariatit Nr.1 në kryeqytet, gjatë ushtrimit të detyrës. Deri më tani mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, që mund të kenë çuar në konfliktin fizik të dy të arrestuarve me efektivin epolicisë.
Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Add new comment