Itali, 5 mijë euro dëmshpërblim shqiptarit..se qelia ishte tepër e vogël.

Postuar në 26 Shtator, 2014 09:09

Një i burgosur shqiptar i dënuar me 6 vjet për krim të organizuar, prostitucion, dhunë në familje dhe për dëshmi të rreme, pasi u ankua në lidhje mbi kushtet e e tij të burgimit ka mundur të marrë një ulje dënimi dhe 4808 euro shpërblim. Ndërsa vendimi nuk ka kaluar pa polemika, dhe në nivel institucional.
 
Ky është rasti i pare zbatimit e ri të ligjit mbi kompensimet (i ardhur në fuqi me anë të  dekretit ligjislativ nr 92 të datës 26 Qershor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) , i cili e kufizon deri në 3 metra katrorë limitin e hapësirës ​​minimale nën të cilën mund të mbahet një individ i burgosur. Posht këtij limiti paraburgimi cilësohet si "trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues" dhe gjithashtu hyn në sferën e torturës. Dhe në rast të evidentimit të kësaj tipologjie shkeljeje ligji parashikon një shpërblim prej “8 euro në ditë” dhe një ulje dënimi prej 1 dite për çdo 10 ditë të kaluara në ato kushte.
 
Në rastin konkret i burgosuri shqiptar ka ndarë qelinë e tij, në një burg të Padovës, me dy persona të tjerë. Ky shtetas për pasojë është përllogaritur, nga Gjykata italiane, se vuante dënimin në një hapësirë prej 2.85 metrash katror. Rishtazi duke zbatuar ligjin, dhe pse Ministria italiane e Drejtësisë nuk pajtohet me këtë vendim, gjykatësja Linda Arata për 100 ditët e dënimit që i kishin mbetur shtetasit shqiptar i zbriti 10 ditë dhe në këtë mënyra ai u lirua qysh nga 2 Shtatori. Ndërsa për të gjithë 601 ditët e kaluara në “trajtim çnjerzor dhe poshtrues” u kompensua me 8 euro për ditë, në total 4808 euro.
 
Ky vendim ka shkaktuar reagime jo tepër pozitive tek ajo pjesë e opinionit publik italian që ka një raport problematik dhe me baza ideologjike me vendimet dhe konventat e Gjykatës së Strazburgut, ndërkohë që burgjet e vendit mbeten të mbipolluara. Dhe jo vetëm, vendi fqinj italian është kërcënuar shpesh herë me gjobitje, nga po kjo gjykatë, për parregullsi të tilla ndërsa ekzistojneë dhe dopio standarte si në rastetet e gjykatave të Milanos dhe të Napolit. Ku kushtet nëpër burgje janë edhe më të këqija se në Padova, por një vendim dëmshpërblimi analog si ai i shtetasit shqiptar në fjalë (mbi kushtet çnjerëzore të trajtimit të të burgosurve) ende nuk shihet në horizont. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.