Arrestohet 53-vjeçarja shqiptare, prostituonte të mitura nga Shqipëria.

Postuar në 23 Shtator, 2014 12:18

Një 53-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke ndërsa po tentonte “të shkelte” në tokën shqiptare, ndërsa ishte në kërkim nga Interpoli.
 
Mbi të rëndojnë akuza se është një tutore prostitucioni. Nga hetimet e policisë greke 53-vjeçarja mbante me forcë në një shtëpi, disa vajza të mitura nga Shqipëria, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.

Të miturat ishin mashtruar prej saj në vitin 2012, kohë kur ajo u kishte premtuar se do t’u gjente punë në klube nate jashtë vendit.

53-vjeçarja shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është arrestuar në Follorinë, ndërsa materialet e policisë i kanë kaluar Gjykatës së Apelit në Kozan për të dhënë më pas dënimin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.