Rama: I kthejmë Fierit lumin e ​Gjanicës, e pastrojmë nga ndërtimet.

Postuar në 01 Tetor, 2014 09:00

Kryeministri Rama në kuadër të projektit ‘Rilindja e qyteteve’ ka inauguruar paraditen e sotme fillimin e punimeve në qytetin e Fierit, ku ka paralajmëruar edhe pastrimin e lumit Gjanica nga ndërtimet.

Sipas tij lumi Gjanica në ditët e sotme është kthyer në burim të këqijash për qytetin e Fierit. Një nga masat e para për këtë lum është pastrimi i tij nga mbeturinat dhe së shpejti nga ndërtimet ka bërë të ditur Rama.  

“Pas pastrimit do mbështesim bashkinë të bëjë rehabilitimin e lumit. Do fillojmë të investojmë për terrenet sportive.Qëllimi është t’u japim qyteteve mundësinë që familjet ta shohin të ardhmen ku jetojnë dhe jo të braktisin.””- u shpreh kryeministri Rama në Fier.

“Fillojmë punën konkrete në mbajtjen e zotimeve. Ky është vetëm fillimi i një pune transformuese. Për një kohë të gjatë qytetet e Shqipërisë u lanë në harresë.”- tha Rama duke shtuar se edhe pse Fieri është kontributor i madh në arkën e shtetit nuk ka parë investime.

Rama ka folur edhe për Reformën administrativo-territoriale duke u shprehu se nuk është thjesht bashkim njësish, por krijon mundësi që të bashkohen para dhe projekte.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.