Elbasan, arrestohet 24-vjeçari iu gjetën 15 kallëpe tritol e 6 kg eksploziv

– Arrestohet nga policia shtetasi Marenglen Musaj, 24 vjeç. Arrestimi pasi akuzohet për tregtim dhe mbajtje të lëndëve plasëse dhe kultivim të bimëve narkotike.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës 15 kallëpe tritoli TNT 200 gr, 6 kg eksploziv “amonit malor” dhe 18 bimë kanabis të gjetura pranë banesës së tij në fshatin Kishte të Komunës Kukur, rrethi Gramsh.
Rrethi i Gramshit ka një numër të konsiderueshëm të lëndëve plasëse dhe armëve luftarake, sepse në kohën e komunizmit ka qenë uzina e “Çekinit”, e cila ishte më e madhja në vend. Pas vitit 1997 kjo uzinë u shpërbë, duke bërë që një pjesë e mirë e këtyre armëve dhe lëndëve plasëse të merren dhe të shiten në tregun e zi.
Add new comment