Arkiv-Lajme të përditësuara
Vlorë, epidemi nga uji i pijshëm. Në Novoselë 25 persona në urgjencë
Plot 25 persona janë prezantuar brenda 3 ditëve në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Vlorës me shqetësime gastrointestinale. Mësohet se 13 prej këtyre pacientëve janë fëmijë. Mjekët e spitalit kanë dyshime se këto simptoma vijnë si shkak i një epidemie bakteriologjike. Pacientët janë banorë të komunës së Novoselës dhe burimi i epidemisë mendohet të jetë uji i pijshëm.
Simptomat që shfaqin pacientët janë temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre të cilat lënë shkak të mendohet për një epidemi.
Prokuroria e Sarandës dërgon në gjykatë dosjen e Agron Canes
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim kërkesën për Agron Canen, i akuzuar për veprën penale të “Ngacmimit Seksuale” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, ngjarja kjo e ndodhur në mesin e muajit Korrik të këtij viti.
Hetimi për këtë shtetas ka nisur pas kallëzimit të qytetares, E.G., e cila pretendonte se Cane e ka ngacmuar atë seksualisht. E. G. e ka kallëzuar Canen në prokurori sepse ky i fundit i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale më të dhe vajzën e saj të mitur.
Durrës, sekuestrohen 1.5 kg heroinë, në pranga 36-vjeçari
1.5 kg heroinë e pastër është sekuestruar nga policia e Durrësit. Pas një operacioni të koduar "Shënjestra" të Antikrimit Durrës, në pranga ka rënë 36-vjeçari Marjan Perlika, nga Laçi banues në qytetin bregdetar.
Nga hetimet paraprake të policisë lënda narkotike e llojit heroinë dyshohet se vinte nga Turqia me avion.
Gjithçka ishte organizuar në mënyrë perfekte, pasi dorga ishte mbështjellë me letër nga te makinave te shkrimit dhe nuk e kap skaneri.
Arrestohet për korrupsion një zyrtar i lartë në drejtorinë e tatimeve Korçë
KORÇË - Ditën e sotme nga Strukturat për Krimin Ekonomik, në bashkëpunim me Taks Forcë pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë u finalizua me sukses operacioni ”Butiku”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gertian Rushit, 38 vjeç, banues në Korçë me detyrë përgjegjës i kontrollit të terrenit në Drejtorinë e Tatimeve Qarkut Korçë.
Vlorë, tregu i fruta-perimeve në mungesë të investimeve prej vitesh
VLORË - Prej 24 katër vitesh janë pagues të rregullt të taksave, por sërish nuk janë bërë investimi për t’u ardhur në ndihmë në aktivitetin e tyre.
Tregtarët e fruta perimeve në tregu ne lirë të qytetit të Vlorës detyrohen që produktet e tyre ti tregtojnë në ambiente ku nuk plotësohen kushtet higjeno-sanitare.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizonit A1 Report nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa tregojnë qartë për gjendjen në këtë treg.
Rikthehen tensionet në Lazarat. Të rinjtë qëllojnë policët me gurë
LAZARAT – Banorët e Lazaratit kanë dalë në protestë kundër pranisë së policisë në këtë fshat, që sipas tyre ata duhet të largohen. Gjithçka nisi pasi policët që ndodheshin në qendër të fshatit janë sulmuar nga një grup duke qëlluar me mjete rrethanore dhe gurë mbi automjetet e policisë. Disa automjete të policisë janë dëmtuar rende.
Tre policë janë plagosur njëri në fytyrë dhe dy të tjerë në pjesë të ndryshme. Situate është tensionuar për disa minuta, ndërsa gjimnazistët janë ndihmuar edhe nga banorët e fshatit.
Tropojë, pranga drejtorit të gjimnazit. Shpërndante diploma pa bërë shkollë!
TROPOJE - Drejtori i Shkollës së Mesme të Përgjithshme në Tropojë, Alfred Alfredaj është arrestuar mëngjesin e së martës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
36-vjecari ishte shpallur në kërkim nga policia e Tropojës, pasi kur ka qenë drejtori i gjimnazit të qytetit në vitin 2012-2013 dyshohet se ka pajisur me diploma persona që nuk kanë qenë nxënës të kësaj shkolle.
Më 30 Shtator, prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë firmosi urdhrin e ndalimit ndaj drejtorit Alfred Alfredaj, banues në qytetin e Bajram Currit.
Abuzoi me të miturën, Prokuroria: 35 vite burg për pedofilin 35-vjeçar
ELBASAN - 35 vite burg është dënimi që Prokuroria e Elbasanit kërkoi për një 35-vjecar, i cili një vit më parë kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, familjare të afërt të tij.
Ngjarja ndodhi më 23 Shtator të 2013-ës në fshatin Serres në Selanik të Greqisë, ku nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” u vu Eno.E
Korçë, gërmonin me ekskavator pranë varrezave, nxjerrin eshtrat.
KORÇE - Dy persona janë arrestuar pasi kanë pasi kanë dhunuar varrezat e vjetra të fshatit Trebick të rrethit të Korçës.
Policia vuri në pranga 48-vjeçarin Eduard Pinderi banues në fshatin Taç-Kolonjë dhe Simon Pllajën, 37 vjeç, banues në qytetit e Ersekës.
Ndalimi i tyre u bë pasi duke gërmuar me ekskavator kanë dëmtuar e varret dhe si rrjedhojë kanë zbuluar dhe nxjerrë në sipërfaqe disa eshtra.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, nenet 118 e 25 të Kodit Penal.
Korçë, kapen duke vjedhur dyqanin.
KORÇË – Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policía e Korcës, pasi tentuan të grabisnin një dyqan ushqimore. Por nga hetimet rezultoi se njëri prej tyre ishte autor i një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në qytetin e Korcës.
Në prangat e policisë ranë Elidon Zeqo 21 vjeç dhe Rudolf Laloti 32 vjeç. Ata u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur dyqanin ushqimor të shtetases S.K, banues në lagjen 3.