Korçë, kapen duke vjedhur dyqanin.

KORÇË – Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policía e Korcës, pasi tentuan të grabisnin një dyqan ushqimore. Por nga hetimet rezultoi se njëri prej tyre ishte autor i një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në qytetin e Korcës.
Në prangat e policisë ranë Elidon Zeqo 21 vjeç dhe Rudolf Laloti 32 vjeç. Ata u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur dyqanin ushqimor të shtetases S.K, banues në lagjen 3.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Korcës, në vazhdim të veprimeve hetimore rezultoi se Elidon Zeqo është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, më konkretisht:
• vjedhja e dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit A.G (ngjarje e datës 21.08.2014),
• vjedhja e dyqanit ushqimor në pronësi të shtetases S.K (ngjarje e datës 17.09.2014,),
• vjedhja e dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit P.T (ngjarje e datës 07.10.2014,)
Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
Add new comment