Arkiv-Lajme të përditësuara
Kavajë/ treni i mallrave aksidenton për vdekje një 80-vjeçar në stacionin hekurudhor të Golemit
Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është qëlluar për vdekje nga treni i mallrave. Aksidenti i rëndë ndodhi në stacionin hekurudhor të Golemit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake dyshohet që 80-vjeçari ti ketë prerë rrugën trenit teksa kalonte nga njëra anë në tjetrën.
Tushaj: S’kam dhënë leje të jashtëligjshme, më hetoni.
Një ditë pasi u akuzua në media se po i shmanget urdhrit të dhënë nga Prokuroria për arrestimin e tij, kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj ka hedhur poshtë akuzat. Në një reagim zyrtar, Tushaj sqaron se gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë Lezhë nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi jashtë ligjit ashtu siç pretendon opozita. Megjithatë Tushaj sqaron se është tërësisht i lirë të hetohet nga të gjitha organet hetimore duke hedhur poshtë spekulimet se ndaj tij është lëshuar një fletë arresti.
Elementët e rinj që do shtohen në dokumentet biometrike.
Në janar 2015, pasaportat e reja biometrike do të kenë elementë të rinj sigurie. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se, qytetarët shqiptarë, duke filluar nga janari i vitit tjetër, do kenë në dorë një ndër dokumentet më të sigurt, në Europë, patjetër, por edhe në botë.
Harito: Karta e re e identitetit në janar 2015, një potencial.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha se karta e identitetit është një letërnjoftim me potenciale të mëdha, por që sipas ministres nuk është shfrytëzuar. Harito theksoi se përmes kartës së identietit mund të ofrohen shërbime publike dhe elektronike, duke minimizuar radhët e gjata të zyrave, dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve. Kartat e reja elektronike të identitetit, do jenë në duart e qytetarëve nga janari i 2015.
Gati dosja me shkeljet e Zydi Dajtit, ish-kreun e INUK. Zbardhen akuza e penalizojnë
Zyhdi Dajti, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), dhe 14 ish-vartës të tij, pritet të dalin para drejtësisë paraditen e 17 tetorit, kur do të fillojë dhe procesi penal ndaj tyre, për akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Gazeta Shqiptare ka botuar sot një shkrim të gazetares Klodiana Lala ku bëhen të ditura detajet e procesit. Sipas “GSH” shorti elektronik ka përcaktuar gjykatësin Bujar Krasniqi për të shqyrtuar dosjen, që dorëzoi prokuroria pak javë më parë.
Fier, Komuna e Mbrostarit në rrezik epidemie nga ujërat e zeza.
Mbi 2000 banorë te komunës Mbrostar në Fier, rrezikohen nga epidemitë. Amortizimi i kanalizimeve ka bërë që ujërat e zeza të bashkohen me ujërat e bardha.
Gjithashtu të rrezikuar janë edhe 300 nxënës të shkollës 9-vjecare. Banorët shprehen se situata është alarmante.
Shefi i shërbimit komunal pranë komunës Mbrostar, Shpetim Gremi, shpjegon se situata është në prag katastrofe. Në këtë rrjet kanalizimesh është bërë një investim me rreth 650 milion lekësh, por totalisht jashtë funksionit dhe ujerat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.
Fier,përfshihet nga zjarri rafineria e naftës,zjarrfikësit eliminojnë rrezikun.
Një zjarr ka shpërthyer ne Rafinerinë e naftës në Fier në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës. Zjarri ka përfshirë kollonën ku përpunohet nafta dhe kryesisht kanë marrë flakë jashtë tubacionet përreth kollonës nga ana veriore e saj.
Është dhënë menjëherë alarmi pasi kollona kishte një rrezikshmëri të madhe për vete faktin se brenda saj ndodheshin sasira të konsiderueshme naftë që përpunohen . Është njoftuar dhe policia si dhe një reparti zjarrfikës , i cili ka dërguar një mjet të saj.
Tiranë, 7 shoferë të dehur në pranga 108 patenta të pezulluara…në 1 ditë.
108 leje drejtimi janë pezulluar nga policia e kryeqytetit, vetëm gjatë 24 orëve për shkak të mosrespektimit të sinjalistave rrugore, ndërsa 7 persona janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë konkrolleve të ushtruar nga një taks-forcë e ngritur enkas nga Drejtoria e Policsë Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtuesit e automjeteve kanë konsumuar alkool mbi vlerën e lejuar me ligj (vlerë ka qenë mbi 0.5 miligram).
OSHEE ndërpret energjinë për 684 debitorë dhe 39 lidhje të paligjshme.
723 lidhje të energjisë elektrike ka ndërprerë OSHEE në zonën e Kasharit në Kryeqytet, 684 prej tyre janë prerje individuale të abonentëve privatë dhe familjarë. Të cilët rezultonin prej disa kohësh debitorë pranë kësaj kompanie.
Sekuestrohen 280 kg kanabis në portin e Vlorës, policia bllokon maunen
Në Portin e Vlorës policia kufitare ka bllokuar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, në një maune që kishte destinacion Italinë. Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në hyrje të portit, në kabinën e maunes, me targa AA 524 AJ, janë gjetur rreth 280 kg kanabis sativa. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, E. Danaj 47 vjeç, ndërsa po punon për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.