Fier, Komuna e Mbrostarit në rrezik epidemie nga ujërat e zeza.

Postuar në 11 Tetor, 2014 16:38

Mbi 2000 banorë te komunës Mbrostar në Fier, rrezikohen nga epidemitë. Amortizimi i kanalizimeve ka bërë që ujërat e zeza të bashkohen me ujërat e bardha.
Gjithashtu të rrezikuar janë edhe 300 nxënës të shkollës 9-vjecare. Banorët shprehen se situata është alarmante.
 
Shefi i shërbimit komunal pranë komunës Mbrostar, Shpetim Gremi, shpjegon se situata është në prag katastrofe. Në këtë rrjet kanalizimesh është bërë një investim me rreth 650 milion lekësh, por totalisht jashtë funksionit dhe ujerat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.

Ndërkohë edhe komuna Mbrostar paraqet si zgjidhje derdhjen e ujërave të zeza në lumin e Semanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.