OSHEE ndërpret energjinë për 684 debitorë dhe 39 lidhje të paligjshme.

723 lidhje të energjisë elektrike ka ndërprerë OSHEE në zonën e Kasharit në Kryeqytet, 684 prej tyre janë prerje individuale të abonentëve privatë dhe familjarë. Të cilët rezultonin prej disa kohësh debitorë pranë kësaj kompanie.
Ndërkohë që bëhet e ditur se ndërprerja eenergjisë elektrike për 39 abonentë pa kontrata është bërë në bashkëpunim me forcat e Policisë se Shtetit, te Komisariatit Nr 6.
Aksioni u zhvillua nga Njesia Tirana 3, ne Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike, OSHEE, në zonën e grupit operativ Vore në Komunën e Kasharit konkretisht në fshatrat Yrshek, Katund i Ri, dhe Miniera.
Mësohet se aksioni për ndërprerjet e lidhjeve te paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë nga ana e specialistëve të OSHEE do te vijojë nesër në zonën e Paskuqanit.
Add new comment