Fier,përfshihet nga zjarri rafineria e naftës,zjarrfikësit eliminojnë rrezikun.

Postuar në 11 Tetor, 2014 16:37

Një zjarr ka shpërthyer ne Rafinerinë e naftës në Fier  në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës. Zjarri ka përfshirë kollonën ku përpunohet  nafta  dhe kryesisht kanë marrë flakë jashtë tubacionet përreth kollonës  nga ana veriore e saj.
 
Është dhënë menjëherë alarmi pasi kollona  kishte një rrezikshmëri të madhe për vete faktin se brenda saj ndodheshin sasira të konsiderueshme  naftë që përpunohen . Është njoftuar dhe policia si dhe një reparti zjarrfikës , i cili ka dërguar një mjet të saj.
 
Punonjësit e zjarrfikëses kanë punuar në kushte shume të vështira duke rrezikuar edhe jetën jo vetëm për shkak të lartësisë, por edhe të rrezikut që mund të ndodhte në një moment shpërthimi.
 
Gjithsesi zjarri  po fikej  vatër pas vatre, deri sa zjarri është shuar nga kollona (Nga jashtë). Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë  rrjedhja e gazit që është shkaktuar nga këto tubo të cilat nga temperatura  janë përfshirë nga flakët. Ende nuk ka ndonjë version zyrtare lidhur me këtë ngjarje dhe shkakun e saj si dhe dëmet që janë shkaktuara prej zjarrit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.