Arkiv-Lajme të përditësuara

Leskaj: Bordi i BSH, mos bëhet pjesë e aktiviteteve politike.

Postuar në 14 Tetor, 2014 04:39

Bujar Leskaj ka paraqitur sot në Komisionin e Ekonomisë raportin e KLSH-së për Bankën e Shqipërisë. Duke u ndalur tek Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, Leskaj tha se Kontrilli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar vendosjen e kufizimit të pjesëmarrje së anëtarëve të bordit mbikëqyrës në borde të tjera. Sipas Lekajt, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të dorëhiqen nga bordet e tjera, të mos marrin pjesë në aktivitete e tjera apo në politikë. Por sipas tij, rekomandimet e KLSH nuk janë pranuar nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se këto rekomandime duhet të adresohen në Kuvend.
 

Laç, plagosje me armë zjarri 28-vjeçari ​Gjinaj në rrezik për jetën.

Postuar në 13 Tetor, 2014 16:19

Në afërsi të tregut të qytetit raportohet se një person është plagosur rendë me armë zjarri. Ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje, ende nuk dihen motivet  dhe autori.

Elton Gjinaj, 28 vjeç, është plagosur rëndë me nja armë zjarri, të tipit pistoletë, shumeë pranë tregut të Laçit. Ndërsa ende nuk dihet gjë mbi shkaqet apo mbi autorësinë, Policia e Shtetit njofton se grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Gjinaj, për shkak të plagëve të marra, është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës. 

Policia aksion për parandalimin e aksidenteve, hiqen 54 patenta.

Postuar në 13 Tetor, 2014 16:18

Vijon aksioni i Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, për të parandaluar aksidentet në kryeqytet.

Kështu vetëm ditën e hënë, nga taks-forca e ngritur enkas për këtë punë, janë pezulluar 54 leje drejtimi të cilat kanë konsistuar për mosrespektim të sinjalistikës vertikale, ku drejtuesit e mjeteve e kalojnë semaforin me dritë të kuqe.

Vetëm gjate ditës se shtunë nga të njëjtat shërbime janë pezulluar108 leje drejtimi ndërsa 7 persona janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Pas 14 vitesh, Rama të enjten ligjëratë në Harvard si kryeministër.

Postuar në 13 Tetor, 2014 15:05

Sipas njoftimeve të konfirmuara shtypit, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një ligjëratë në sallën e Shkollës së Qeverisjes Kenedi të Universitetit të Harvardit, ditën e enjte, më 16 tetor 2014.

Hidhet shorti, përcaktohet trupa gjykuese për Ndokën dhe Ndreun.

Postuar në 13 Tetor, 2014 15:03

Gjykata e Lartë ka hedhur shortit për përcaktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen në ngarkim të deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për incidentin në ambientet e kuvendit me deputetin e Partisë demokratike, Genc Strazimiri.
 
Çështja e regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.4/14 akti, u kalua nga Prokuroria e Përgjithshme, me objekt “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
 

Vjedhja e energjisë, sërish arrestime OSHEE:Prerje të energjisë debitorëve.

Postuar në 13 Tetor, 2014 15:00

Ndërsa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe të ndërprerjen e shërbimit për debitorët, policia ka nisur edhe procedimet penale për 5 persona në zonën e Paskuqanit.  

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është ndërprerë energjia edhe për 500 abonentë të cilët rezultonin debitorë.
 
OSHEE në bashkëpunim me komisariatin Nr.5 ka paditur  Dylber Dafku,  Pjeter Marku, Xhevair Marku,  pronarë të vilave disa-kateshe të cilët janë furnizuar me energji elektrike pa pasur kontrate me OSHEE-në.

Tiranë, makina godet kalimtaren vdes në spital 30-vjeçarja.

Postuar në 13 Tetor, 2014 14:59

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçareje ka ndodhur në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kombinatit “Misto Mame”.
 
Nga hetimet e para dyshohet se 30-vjeçarja është goditur teksa po kalonte rrugën.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t'i shpëtojë plagëve të marra.
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa ka arrestuar dhe drejtuesin e mjetiti.
 
Në praga ka përfunduar Roven Senolli, 37-vjeç, i cili drejtonte mjetin me targa AA832JB.
 

Fier, pranga 23 vjeçarit, i vodhi një gruaje 500 € dhe bizhuteri floriri.

Postuar në 13 Tetor, 2014 06:54

Policia e Fierit ka arrestuar një 23 vjeçar, pasi akuzohet se ka vjedhur 500 euro dhe bizhuteri në banesën e një gruaje.
 
Në pranga ka rënë Agron Memaj 23 vjeç, banues në Cakran. Sipas policisë, ai dyshohet se më 4 tetor, në orën 22:30 ka hyrë në banesën e shtetases G.M dhe dyshohet se ka vjedhur 500 euro, 2 varëse floriri, 3 pllaka floriri si dhe 2 monedha serm.
 
Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për procedime të mëtejshme penale.  

Vrasësi Julian Sinanaj rrezikon burg përjetë, në tetor në gjykatë.

Postuar në 13 Tetor, 2014 06:53

Vrasësi serial Julian Sinanaj brenda muajit Tetor pritet të merret i pandehur nën akuzën e vrasjes, posedimit të lëndëve eksploziv, armëmbajtjes pa leje si dhe akteve terroriste. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rezulton se Sinanaj është përfshirë në një sërë veprash kriminale deri në këtë fazë të hetimeve.

Sinanaj u arrestua teksa kishte planifikuar vrasjen e biznesmenit Pirro Bare, vrasje e parandaluar nga policia teksa në autorësinë e atentateve që Sinanaj ka kryer është faktuar dhe vrasja e biznesmenëve vlonjate Agron Çela dhe Sokol Veizit.

Prokuroria dërgon për gjykim 15 ish-zyrtarë të BSH, në hetim 4 të tjerë.

Postuar në 13 Tetor, 2014 06:52

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 15 ish-zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë. Të 15 këta persona, mes të cilëve Elivar Golemi e Dorian Çollaku, akuzohen për “shpërdorim detyre”. Ndërsa për 4 ish-zyrtarët e tjerë, Ardian Fullanin, Mimoza Bruzian, Ardian Bitrajn dhe Klevis Bejtjan vijojnë hetimet.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara