Laç, plagosje me armë zjarri 28-vjeçari Gjinaj në rrezik për jetën.

Në afërsi të tregut të qytetit raportohet se një person është plagosur rendë me armë zjarri. Ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje, ende nuk dihen motivet dhe autori.
Elton Gjinaj, 28 vjeç, është plagosur rëndë me nja armë zjarri, të tipit pistoletë, shumeë pranë tregut të Laçit. Ndërsa ende nuk dihet gjë mbi shkaqet apo mbi autorësinë, Policia e Shtetit njofton se grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
Gjinaj, për shkak të plagëve të marra, është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës.
Add new comment