Leskaj: Bordi i BSH, mos bëhet pjesë e aktiviteteve politike.

Bujar Leskaj ka paraqitur sot në Komisionin e Ekonomisë raportin e KLSH-së për Bankën e Shqipërisë. Duke u ndalur tek Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, Leskaj tha se Kontrilli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar vendosjen e kufizimit të pjesëmarrje së anëtarëve të bordit mbikëqyrës në borde të tjera. Sipas Lekajt, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të dorëhiqen nga bordet e tjera, të mos marrin pjesë në aktivitete e tjera apo në politikë. Por sipas tij, rekomandimet e KLSH nuk janë pranuar nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se këto rekomandime duhet të adresohen në Kuvend.
Gjatë prezantimit të raportit të KLSh, Leskaj tha se Banka e Shqipërisë nuk ishte transparente me pagat dhe shpërblimet. Ndërsa thotë se “duhet që paga e guvernatorit të jetë në një nivel me atë të rajonit dhe jo mbi nivel”.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe tha se është në dijeni të problematikës në Bankën e Shqipërisë, ndërsa thekson se ka mangësi të raportit për transferimin e fitimit të bankës në buxhetin e shtetit. Sipas Braçes “ky fitim ka ardhur duke u ulur çdo vit”.
Add new comment