Vrasësi Julian Sinanaj rrezikon burg përjetë, në tetor në gjykatë.

Vrasësi serial Julian Sinanaj brenda muajit Tetor pritet të merret i pandehur nën akuzën e vrasjes, posedimit të lëndëve eksploziv, armëmbajtjes pa leje si dhe akteve terroriste. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rezulton se Sinanaj është përfshirë në një sërë veprash kriminale deri në këtë fazë të hetimeve.
Sinanaj u arrestua teksa kishte planifikuar vrasjen e biznesmenit Pirro Bare, vrasje e parandaluar nga policia teksa në autorësinë e atentateve që Sinanaj ka kryer është faktuar dhe vrasja e biznesmenëve vlonjate Agron Çela dhe Sokol Veizit.
Aktualisht Sinanaj ndodhet në paraburgim me masën e sigurisë “arrest me burg”, teksa ndër provat kryesore që do të përdoren ndaj tij janë e-mailet e gjetura në tabletin e sekuestruar, fotot e personave të planifikuar për t’u vrarë dhe viktimave që ai kish vrarë si dhe kontaktet me personat që porositnin vrasjet.
Sinanaj operonte si vrasës me pagesë nën urdhrat e dy kushërinjve nga Vlora Genis dhe Andon Mëhillaj, teksa ende në kërkim rezulton Genis Mëhillaj pasi mundi t’i shmangej arrestimit.
Burime për A1Report nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se këto janë hetimet paraprake pasi për Sinanajn dosja do të mbetet e hapur për prova të reja pasi dyshohet se ky i fundit është i përfshirë në një sërë veprash penale. Këtu përfshihen dhe atentate me eksploziv, të cilat ende janë pa autor.
Po të njëjtat burime bënë me dije se me arrestimin e Genis Mëhillajt pritet që Julian Sinanaj dhe Andon Mëhillaj të vihen nën akuzë dhe për krijim të organizatës kriminale dhe vrasje të kryer në bashkëpunim, çka sipas Kodit Penal do t’i rrezikonte atyre burgim të përjetshëm.
Për Sinanajn nuk kanë munguar dhe letër porositë nga Greqia për t’u pyetur, ku prej 3 muaj kërkohet që ai të japë dëshmi në lidhje me dy atentate në shtetin Helen.
Add new comment