Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkodër, mjeti përplas për vdekje 27-vjeçarin, udhëtonte me motoçikletë

Postuar në 09 Tetor, 2014 14:20

Një 27-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë ndërsa po lëvizte me motoçikletë te kryqëzimi i fshatit Shtoj i Vjetër.
 
Viktima Leonard Marku duke udhëtuar me mjetin motorr tip Indiana 50 cc pa targa është përplasur nga mjet me tip Benz i cili drejtohej nga Mark Sterkaj, 32 vjeç.
 
Mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ në ambientet e policisë dhe po kryhen te gjitha veprimet e nevojshme nga grupi hetimor. 

Tiranë, rrëzohet me biçikletë humb jetën 60-vjeçari

Postuar në 09 Tetor, 2014 14:17

Një person është ka humbur jetën pasi është rrëzuar teksa po lëvizte me biçikletë në afërsi të Shkollës së Policisë në Sauk. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në periferi të kryeqytetit, kur 60-vjeçari humbi ndjenjat dhe u rrëzua, e më pas ndërroi jetë.
 
60-vjeçari Ndrec Marku po lëvizte me biçikletë në momentin kur është rrëzuar, ndërsa fillimisht u dyshua për aksident.

Por pas hetimeve të forcave policore të mbërritura në vendngjarje ka rezultuar se biçikleta nuk ka pësuar goditje, dhe 60-vjeçari dyshohet se ka humbur ndjenjat. 

OSHEE aksion në 'Bllok', i ndërpritet energjia 22 bizneseve që s’e paguajnë

Postuar në 09 Tetor, 2014 12:36

TIRANE- Çdo familje apo subjekt privat që nuk ka paguar faturat elektrike shumë shpejt do të ngelet pa energjinë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aksionin në të gjithë Tiranën për t’iu prerë energjinë elektrike çdo subjekti që është debitor ndaj kompanisë.

Vetëm këtë të enjte në njësinë bashkiake nr 2, në zonën e “ish-Bllokut” 22 bizneseve private iu ndërpre energjia elektrike, duke iu bllokuar kështu aktiviteti i tyre.

Korçë, e dhunon bashkëshorti. 24-vjeçarja tenton të vetëhelmohet

Postuar në 09 Tetor, 2014 12:20

KORCE- Një 23-vjeçare nga Korça ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Fatmirësisht familjarët kanë arritur ta shpëtojnë, të renë me inicialet E.C, e cila ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Shkak për këtë ngjarje, dyshohet të ketë qenë dhuna fizike e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

24-vjeçarja e martuar në Kuçovë është dhunuar nga bashkëshorti i saj, dhe sapo është kthyer tek shtëpia e prindërve ka tentuar të vetëhelmohet.

Ndërkaq, blutë e qytetit të Korçës po punojnë për evidentimin e plotë të ngjarjes.

Itali, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve. Në pranga 12 italianë e 1 shqiptar

Postuar në 09 Tetor, 2014 11:04

Policia e vendit fqinj ka arrestuar 13 persona dhe ka shpallur në kërkim edhe 2 të tjerë për trafik droge nga Shqipëria në Itali. 

Nga mediat italiane mësohet se një prej të arrestuarve është edhe shqiptari Eljon Hoxhai, 32 vjeç.

Zbulimi i këtij grupi trafikantësh u arrit pas ndërthurjes së dy operacioneve të ndryshme të zhvilluara nga autoritetet italiane "Tenaglia" dhe "Disinnesco". Në total trafikantëve u është sekuestruar një sasi droge me vlerë mbi 600 mijë euro bën të ditur policia italiane.

Elbasan, përplasen 2 motorcikleta afër Metalurgjikut, tre të plagosur

Postuar në 09 Tetor, 2014 03:54

ELBASAN - Tre të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti rrugor në segmentin që lidh qytetin e Elbasanit me zonën e Metalurgjikut.

Aksidenti u regjistrua mengjesin e sotëm në afërsi të fabrikës së miellit, teksa dy motorçikleta u përplasën më njëra-tjetrën.

Të plagosurit janë dërguar në ambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit, teksa ndodhen në gjendje kritike për jetën. Të plagosur mbetën Agim Senja 63 vjec, Aqif Malja 75 vjeç, dhe Dorian Dyrmyshi 75 vjeç.

Blutë e Elbasanit nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Qafë-Kashar, dhunohet çifti, 2 të armatosur i grabisin makinën

Postuar në 09 Tetor, 2014 03:51

TIRANE - Një çift ka rënë pre e grabitjes me dhunë të dy personave të armatosur të cilët përmes kërcënimeve u kanë vjedhur auromjetin me të cilin ata lëviznin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në zonën e Qafë-Kasharit në Tiranë, ku dy persona të armatosur i kanë ndërprerë rrugën një automjeti që ishte në lëvizje dhe kanë vjedhur me dhunë drejtuesin e mjetit dhe të dashurën e tij.

Burime nga Policia bëjnë me dije për A1 Report se pasi i kanë goditur, grabitësit iu kanë marrë automjetin tip Benz me targa AA 224 FT me të cilin po lëvizte çifti.

Vdes foshnja pas lindjes, familja denoncon: Mjeku, 45' me vonesë

Postuar në 09 Tetor, 2014 03:47

Vdekja e një foshnje menjëherë pas lindjes është denoncuar nga familjarët e nënës në polici, me akuzat se ka pasur neglizhencë nga ana e mjekëve.

Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të së enjtes (02:45), ku pas kryerjes se operacionit, mjeku konstatoi se foshnja ishte i pa jetë.

Peshkopi, tentoi të vrasë at e bir, policia parandalon krimin

Postuar në 09 Tetor, 2014 03:45

Babë e bir i kanë shpëtuar vdekjes pas ndalimit që policia i bëri një personi që donte t’i vriste.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Peshkopisë, ku patrulla e policisë arriti të ndalojë në kohë vrasjen ndaj dy personave F.M dhe XH.M at e bir. Në prangat e policisë ra Armand Çini, të cilit iu sekuestrua edhe pistoleta me të cilën do të kryente vrasjen.

Sipas policisë së Peshkopisë tentativa për vrasje lidhet me motive të dobëta megjithatë hetimet vazhdojnë.

Revoltë ndaj policisë në Lazarat. Mbi 60 banorë gurë mbi efektivët

Postuar në 09 Tetor, 2014 03:43

NGA ARTAN CENA09 TETOR 2014 - 07:20
Revoltë ndaj policisë në Lazarat
mbi 60 banorë gurë mbi efektivët

Policia: Kriminelët përdorën nxënësit
Ja si ndodhi protesta sipas Bejkos

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara