Revoltë ndaj policisë në Lazarat. Mbi 60 banorë gurë mbi efektivët

Postuar në 09 Tetor, 2014 03:43

NGA ARTAN CENA09 TETOR 2014 - 07:20
Revoltë ndaj policisë në Lazarat
mbi 60 banorë gurë mbi efektivët

Policia: Kriminelët përdorën nxënësit
Ja si ndodhi protesta sipas Bejkos

GJIROKASTËR - Gra me precendentë penalë për sulme ndaj policisë dhe nxënës të shkollave të Lazaratit të nxitur nga mësuesit dhe persona me precedentë kriminalë janë ata që kanë sulmuar dje policinë. Policia e Gjirokastrës në orët e mbrëmjes ka bërë të ditur se, ka shoqëruar 19 persona në komisariat mes tyre janë dy femra. Policia ka bërë të ditur se, e gjithë protesta e dhunshme ka qenë e nxitur dhe është duke u punuar për arrestimin e këtyre personave. Gjithashtu uniformat blu, kanë kërkuar që të verifikohet integriteti i mësuesve që janë në këto shkolla.

Si ndodhi sulmi
Ditën e djeshme rreth orës 13:30, rreth 50-60 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Lazarat, ku ndërmjet tyre ka pasur edhe nxënës të shkollës së mesme “Muhamet Gjollesha”. Ata kanë shkuar në qendër të fshatit dhe kanë filluar të gjuajnë me domate, vezë dhe më pas me gurë makinën e FNSH-së dhe punonjësit policisë të repartit të FNSH-së që bënin shërbim në qendër të Lazaratit. Menjëherë nxënësit kanë fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë duke kërkuar që policia të largohet nga fshati.

Efektivët e FNSH-së nuk kanë reaguar por janë munduar ti qetësojnë nxënësit duke parë moshën e tyre. Në ndihmë të grupit të FNSH-së, kanë shkuar dy patrullat të Policisë Gjirokastër, shefi i Rendit she Shefi i Polisë Kriminale e forca të tjera. Në momentin që forcat e tjera të policisë kanë mbërritur në qendër të fshatit, nxënësit e shkollës së mesme ku ndërmjet tyre u futën edhe gra me precedentë kriminale që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë, si dhe familjarë të të arrestuarëve që kanë kundërshtuar me armë policinë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar gjatë muajit Qershor në Lazarat, kanë sulmuar me gurë forcat e policisë dhe automjetet e policisë. Si pasojë janë plagosur lehtë tre punonjës policie dhe janë dëmtuar dy automjete të policisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.