OSHEE aksion në 'Bllok', i ndërpritet energjia 22 bizneseve që s’e paguajnë

Postuar në 09 Tetor, 2014 12:36

TIRANE- Çdo familje apo subjekt privat që nuk ka paguar faturat elektrike shumë shpejt do të ngelet pa energjinë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aksionin në të gjithë Tiranën për t’iu prerë energjinë elektrike çdo subjekti që është debitor ndaj kompanisë.

Vetëm këtë të enjte në njësinë bashkiake nr 2, në zonën e “ish-Bllokut” 22 bizneseve private iu ndërpre energjia elektrike, duke iu bllokuar kështu aktiviteti i tyre.

Drejtori i Njësisë Tirana 2 Armando Zhuka u ka bërë thirrje të gjithë debitorëve të paguajnë faturat elektrike në të kundërt do të ngelen pa drita dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal.

Shuma e debitorëve varion nga 50 mijë lekë deri në 30 milion. Aksioni për ndërprerjen e energjisë do të shtrihet në të gjithë vendin në ditët në vazhdim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.