Gati dosja me shkeljet e Zydi Dajtit, ish-kreun e INUK. Zbardhen akuza e penalizojnë

Postuar në 12 Tetor, 2014 01:56

Zyhdi Dajti, ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), dhe 14 ish-vartës të tij, pritet të dalin para drejtësisë paraditen e 17 tetorit, kur do të fillojë dhe procesi penal ndaj tyre, për akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Gazeta Shqiptare ka botuar sot një shkrim të gazetares Klodiana Lala ku bëhen të ditura detajet e procesit. Sipas “GSH” shorti elektronik ka përcaktuar gjykatësin Bujar Krasniqi për të shqyrtuar dosjen, që dorëzoi prokuroria pak javë më parë. Në dosjen e plotë që disponon "GSH", renditen të gjitha shkeljet që pretendohet se ka kryer ish-kreu i INUK Dajti dhe ish-vartësit e tij. Sipas akuzës, në shpërdorim të hapur të detyrës, Dajti ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve të bulevardit të Tiranës si dhe të një pallati, edhe pse shoqëria kishte leje ndërtimi. Në të dyja rastet, argumenton në aktakuzë prokuroria, me vendim gjykate, INUK urdhërohej të mos ndërhynte. Hetimet ndaj INUK-ut nisën pas dy kallëzimeve të regjistruara në prokurori, i pari nga një shoqëri, ndërsa tjetri nga Bashkia e Tiranës.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.