Harito: Karta e re e identitetit në janar 2015, një potencial.

Postuar në 12 Tetor, 2014 03:28

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha se karta e identitetit është një letërnjoftim me potenciale të mëdha, por që sipas ministres nuk është shfrytëzuar. Harito theksoi se përmes kartës së identietit mund të ofrohen shërbime publike dhe elektronike, duke minimizuar radhët e gjata të zyrave, dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve. Kartat e reja elektronike të identitetit, do jenë në duart e qytetarëve nga janari i 2015.

“Letërnjoftimi do jetë për shërbimet publike. Kjo kartë lejon identifikimin unik të çdo shtetasi. Regjistri i shtetasve bëhet kështu baza e të gjithë të dhënave. Shpejt shërbimet publike s’do ofrohen të copëzuara, por hap pas hapi do grupohen dhe qytetarëve do t’u ofrohen të gjitha shërbimet. Karta në vetvete nuk është një shkop magjik, por duhet që çdo institucion të përditësojë të dhënat. Elementi i dytë është siguria, kartat tona mund të shërbejnë për identifikimin e sigurt të qytetarit. Identifikimi i sigurt i nevojitet në radhë të parë Policisë.

Kjo mundëson ndërlidhjen me informacionet e tjera të policisë për kundravajtje ligjore. Identifikimi i sigurt është i nevojshëm edhe për shërbimet online, pasi njerëzit nuk besojnë akoma që mund të vijë. Për këtë arsye sapo kemi arritur të lidhim portalin e shërbimit online për të ofruar shërbime. Karta biometrike është një pasuri që e kemi mbajtur deri më tani por e kemi përdorur shumë pak”, tha Harito. Në këtë mënyrë mund të ndërlidhim një sërë shërbimesh ku çdo institucion krijon të dhënat e veta si ato që lidhen me pronat, me tatimpaguesit etj.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.