Abuzoi me të miturën, Prokuroria: 35 vite burg për pedofilin 35-vjeçar

Postuar në 08 Tetor, 2014 05:21

ELBASAN - 35 vite burg është dënimi që Prokuroria e Elbasanit kërkoi për një 35-vjecar, i cili një vit më parë kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, familjare të afërt të tij.

Ngjarja ndodhi më 23 Shtator të 2013-ës në fshatin Serres në Selanik të Greqisë, ku nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” u vu Eno.E

Sipas hetimit ka rezultuar se i akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të afërmen e tij të mitur në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e kërcënuar edhe me jetë. Këto fakte janë provuar edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët e vajzës bënë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë. Gjithashtu, një kallëzim i tillë është dorëzuar edhe pranë autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit.

35-vjeçari, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, kaloi kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Pas kallëzimit të familjarëve të të miturës në Elbasan, Prokuroria e këtij qyteti ka nxjerrë urdhër-ndalimin, i cili është ekzekutuar një vit më parë, 01 tetor 2013. Më pas, urdhëri i ndalimit është konsideruar i ligjshëm nga gjykata dhe ditën e sotme, prokuroriakërkoi dënimin maksimal, me 35 vjet, për të akuzuarin e kësaj vepre të rëndë penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.