Vlorë, epidemi nga uji i pijshëm. Në Novoselë 25 persona në urgjencë

Postuar në 08 Tetor, 2014 15:05

Plot 25 persona janë prezantuar brenda 3 ditëve në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Vlorës me shqetësime gastrointestinale. Mësohet se 13 prej këtyre pacientëve janë fëmijë. Mjekët e spitalit kanë dyshime se këto simptoma vijnë si shkak i një epidemie bakteriologjike. Pacientët janë banorë të komunës së Novoselës dhe burimi i epidemisë mendohet të jetë uji i pijshëm.
 
Simptomat që shfaqin pacientët janë temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre të cilat lënë shkak të mendohet për një epidemi.
 
Ndërkohë, Drejtoria e Shëndetit Publik të Vlorës pasi mori mostra për analiza të mëtejshme të ujit të pijshëm, konfirmon se nga analizat e kryera vërtetohet se uji i pijshëm ka nivel të ulët të klorinimit, nën normat e lejuara dhe ky është shkaku i epidemisë tek banorët e Novoselës, fshatit Fitore dhe Bishan.
 
Ndërkohë numri i të prekurve që i është drejtuar qendrës shëndetësore të Novoselës ka shkuar në 40.
 
Ndërsa nga bluzat e bardha të spitalit të Vlorës, informojnë se gjendja e fëmijëve të prekur nga epidemia është përmirësuar ndjeshëm dhe nuk ka asnjë rrezik.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.