Greqi, Alket Rizai plagos me thikë një të dënuar tjetër shqiptar

Postuar në 05 Tetor, 2014 06:52

GREQI - I burgosuri shqiptar Alket Rizai ka plagosur me thikë një të dënuar tjetër shqiptar, në burgun e Dhomokos në Greqi, pas një konflikti mes tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave, Rizai dhe dy të burgosur të tjerë, në orët e vona të së shtunës, kanë plagosur me thikë të improvizuar në këmbë një shqiptar tjetër të dënuar në burgun e Dhomokos.

Konflikti krijoi tension dhe trazira në ambientet e burgut, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të shumta policore për të qetësuar situatën, ndërsa i plagosuri është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e konfliktit mes shqiptarëve si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Shqiptari Alket Rizai është i njohur për dy arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke, ndërsa një herë tjetër, ka mbajtur peng për rreth 24 orë tre gardianë në burgun e Malandrinos nën kërcënimin se kishte eksploziv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.