Vijon shembja e objekteve pa leje aksione tek 'Oxhaku' e 'Don Bosko'

Postuar në 06 Tetor, 2014 05:56

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon edhe sot aksionin në kryeqytet për prishjen e objekteve pa leje. Siç bëhet e ditur nga INUK, aksioni ditën e sotme është përqëndruar në zonën e “Oxhakut”, ndërsa paralelisht, vijon shembja e ndërtimeve pa leje edhe në zonën e “Don Boskos”.

Prej ditësh, INUK vijon aksione në kryeqytet për prishjen e të gjitha objekteve që kanë zënë në mënyrë abuzive hapësirat dhe territoret publike.

Këto aksione kanë sjellë shpesh herë janë përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësua këtë si një nismë e qeverisë, për të çliruar kryeqytetin nga “çibanë të lejuar nga bashkia e Tiranës.” Ndërkohë nga ana e saj, Kreu i Bashkisë njëherësh kreu i PD Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin se këto ndërtime që po shemben sot, janë ndërtuar në kohën kur Rama ishte kryebashkiak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.