Tentoi të përdhunonte pedagogen. Burg studentit: Kishim 6 muaj lidhje

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur masë e sigurisë “arrest me burg” për studentin 19-vjeçar Armand Prapa, i cili akuzohet për përdhunimin e pedagoges së tij 28-vjeçare. Studenti 19-vjeçar i arrestua tre ditë më parë, pasi 28-vjeçarja e akuzoi se kishte tentuar ta përdhunonte në banesën e saj në rrugën “Nikolla Lena” në kryeqytet.
Por gjatë seancës së sotme për t’u njohur me masën e sigurisë, mësohet se i akuzuari është shprehur se ka patur lidhje intime me 28-vjeçaren, e cila ishte pedagogia e tij, duke mohuar akuzat për tentativë përdhunimi.
19-vjeçari në dëshminë e tij tha se me 28-vjeçaren kishte lidhje prej 6-muajsh, por denoncimi nga ana e saj ka ardhur pasi i dashuri i 28-vjeçares i ka gjetur të dy bashkë në banesë. Armand Prapa tha se 28-vjeçarja nuk ka pranuar faktin se njihen me të, duke i thënë të dashurit të saj se i riu kishte hyrë në banesë për ta përdhunuar.
Megjithatë, dëshmia e tij s’ka qenë bindëse për gjyqtarin i cili e ka lënë në “arrest me burg”.
Add new comment