Vlorë, nga mungesa e investimeve kisha 400-vjeçare drejt degradimit

VLORE- Mungesa e investimeve ka bërë që kisha 400-vjeçare e Shën Spiridhonit në fshatin Mimfotë të Vlorës të shkojë drejt degradimit. Nga një vëzhgim i bërë me kamerën e “A1 Report” duken qarte plasaritjet në mure, çka tregon se nëse nuk ndërhyhet në kohë kisha rrezikon edhe shembjen.
At Kostandini, prifti që kujdeset për kishën, teksa pohon se që prej vitit 1997 në këtë objekt kulti nuk është bërë asnjë rikonstruksion, thekson se problem përveç mungesës së investimeve janë edhe grabitjet në objektet e kultit.
“Nuk është vetëm ky problemi që kemi me këtë kishë dhe gjithë kishat e tjera. Vazhdojnë vidhen sistematikisht. I vodhën këmbanat, tani e saldojmë, mbyllim dyert. I shqyejnë dyert, dritaret, kanë shqyer kasafortat. Vidhet vazhdimisht, është njoftuar policia disa herë, kanë ardhur dhe deri tani asnjë gjë. Jo vetëm kjo kishë por edhe kisha të tjera të qytetit të Vlorës”, tha prifti që kujdeset për kishën.
At Konstandini shprehet se pre e grabitësve në një hark të shkurtër kohor kanë rënë katër kisha në rrethin e Vlorës, teksa ende nuk ka asnjë të ndaluar për këto ngjarje.
Add new comment