Basha takon Ahmetin: Stabiliteti i Maqedonisë, falë zbatimit të "Ohrit"

Postuar në 11 Tetor, 2014 05:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, të Maqedonisë, Ali Ahmetin, gjatë vizitës disa ditore që ky i fundit po zhvillon në Shqipëri.

Gjatë takimit, Ahmeti e informoi Bashën për situatën aktuale në Maqedoni me theks të veçantë për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përpjekjet për të konsoliduar zbatimin e tyre, si pjesë e qënësishme e stabilitetit të Maqedonisë.

Basha vlerësoi përpjekjet e bëra dhe theksoi rëndësinë që ka zbatimi me rigorozitet i Marrëveshjes së Ohrit, si një pikë garancie për stabilitetin e Maqedonisë e më gjërë.

Basha nënvizoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë një avokate e palodhur të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe konsolidimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit fqinj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.