Tiranë, makina përplas këmbësorin 26 vjeçar, shoqërohet drejtuesi.

Postuar në 14 Tetor, 2014 16:45

Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e “Kamzës” ku një person është përplasur nga një makinë. Vendi i aksidenti ka ndodhur pranë pallateve të “Malejzanit”, ku 26 vjeçari Alfred Rexha po kalonte nga njëra anë rrugës në anën tjetër.

Sipas mjekëve, 26 vjeçari është transportuar me fraktura të shumta në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat 24 vjeçarin Endrit Zefi, i cili është drejtuesi i mjetit tip Wolfskvagen “Caddy” për të sqaruar rrethanat e aksidenti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.