Arrestohen 13 shqiptarë, vidhnin në Belgjikë, i sillnin në Shkodër.

Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga 15 persona, mes tyre 13 shqiptarë, të cilët kryenin vjedhje dhe grabitje me dhunë në Belgjikë është shkatërruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet belge në qytetin e Shkodrës.
Arrestimi i tyre eshte bere ne Blegjike, ndersa ne Shkoder nisi ne oret e para te mengjesit nje aksion prane banesave te tyre ne qytetin e Shkodres ku dyshohej se sillnin fitimet nga aktivitetet kriminale. Mbi 10 banesa u kontrolluan në lagjen “Dudas” pranë “Alla Kryqit”, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me RENEA-n dhe efektivë të policisë belge, ku u sekuestruan shumë bizhu të vjedhura dhe një sasi para cash, por edhe armë pa leje: konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov.
Në një komunikim me mediat nga Prokuroria e Përgjithshme drejtues të operacionit bënë publik rezultatin e sekuestrimeve të kryera në qytetin e Shkodrës. Sipas akuzës anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas, sendet e vjedhura me vlera të konsiderueshme, i shisnin ose i trafikonin në Shqipëri. Po ashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga sendet e vjedhura i dërgonin pranë familjeve të tyre nëpërmjet transfertave me agjencitë e specializuara ose në gjendje kesh.
Ndër personat e arrestuar janë Besmir Allushi, Gentian Sylaj, Denis Sylaj, Erald Agajçi, Leonard Velaj, Zamirjan Meti, Elis Rroshkodoli, Gentiana Burgaj, Elis Sylaj, Siditian Sylaj, Avenir Hasanaj, Përparim Isufaj, Gledis Agolli si dhe dy shtetasit e huaj Qatip Amal dhe Torosian Edgard
Nga hetimet ka rezultuar se anëtarët e këtij grupi kanë krijuar pasuri të shumta dhe nga ana tjetër nuk rezultojnë të jenë të punësuar. Për këtë arsye, ka dyshime të forta se këta persona dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tyre, janë të përfshirë në një rrjet të gjerë vjedhjesh, paratë e përfituara nga të cilat i kanë transferuar në Shqipëri.
Prokuroria: U kontrolluan banesat e grupit kriminal, u gjetën sende të vjedhura
Në një deklaratë për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike detajet e operacionit. Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Florida Ballauri tha se nisur nga një letërporosi e mbërritur nga autoritetet belge, Prokuroria për Krime të Rënda mori leje nga gjykata për ushtrimin e kontrollit në disa banesave dhe ambiente publike në qytetin e Shkodrës dhe në rrethinat e tij, të cilat ishin në pronësi të shtetasve të dyshuar dhe familjarëve të tyre.
Nga Prokuroria bëhet me dije se gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur rreth 150 mijë euro në gjendje kesh; katër armë automatike, dy pistoleta dhe një pushkë; 50 ora të shtrenjta, si edhe bizhuteri floriri, unaza me diamantë, etj; rre automjete luksoze dhe dy motorë.
U arrestuan shtetasit:
1. Besmir Allushi
2. Gentian Sylaj
3. Denis Sylaj
4. Erald Agajçi
5. Leonard Velaj
6. Zamirjan Meti
7. Elis Rroshkodoli
8. Gentiana Burgaj
9. Elis Sylaj
10. Siditian Sylaj
11. Avenir Hasanaj
12. Përparim Isufaj
13. Gledis Agolli
14. Qatip Amal
15. Torosian Edgard
“Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas, sendet e vjedhura, me vlera të konsiderueshme, i shisnin ose i trafikonin në Shqipëri. Po ashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga sendet e vjedhura i dërgonin pranë familjeve të tyre nëpërmjet transfertave me agjencitë e specializuara ose në gjendje kesh.
Rezulton se anëtarët e këtij grupi kanë krijuar pasuri të shumta dhe nga ana tjetër nuk rezultojnë të jenë të punësuar. Për këtë arsye, ka dyshime të forta se këta persona dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tyre, janë të përfshirë në një rrjet të gjerë vjedhjesh, paratë e përfituara nga të cilat i kanë transferuar në Shqipëri”, tha Ballauri.
Autoritetet e Belgjikës kanë rreth dy vjet që hetojnë mbi veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të të cilit dyshohet se këta shtetas kanë kryer veprat penale të vjedhjes, grabitjes me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.
Add new comment