Në kërkim të atij që ngriti flamurin shqiptar në stadiumin "Partizani"

Postuar në 15 Tetor, 2014 05:25

Kush është ai që ngriti  flamurin shqiptar në Beograd? Kjo pyetje po mundon të gjithë shqiptarët që duan me çdo kusht duan ta falenderojnë, për atë veprim që pak kush e kishte meduar se do ndodhte.

Të gjithë janë në kërkim kë kësaj mendje të ndritur, e ndërsa nga ana tjetër ka shumë vetofrime nga tifozë të ndryshëm se pretendojnë se ë kanë bërë këtë veprim madhështor për kombin shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, tifo-grupi Shvercerat nga Shkupi kanë marrë përsipër autorësinë e idesë së flamurit që acaroi tifozët serbë dhe që çoi më pas në sherrin mes lojtarëve e hyrjen e tyre në fushë të tifozëve.

“Selam pi SHKUPIT, Vepra e jo fjal!”, lexohet në shkrimin shoqërues të fotos ku duket flamuri i Shqipërisë së madhe me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.
 
Në internet gjithashtu po qarkullon një fotoe një djali me emër Agron Sadiku, që thuhet se është ai që nderoi gjithçka. Nga ana tjetër dhe nga Prishtina, “Plistat” pretendojnë se  kanë ngritur ata flamurin shqiptar në Beograd.
 
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kërkojmë kush është mendja e vërtet që projektoi gjithçka.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Cilido ta kete bere, ky eshte vepim i jashtligjshem, kontribuoi ne sabotimin e nje ndehjeje futbolli dhe sado qe dikush do te pergigjet duke me vene ne dyshim kredencialet shqiptare, une&nbsp; uk jam aspak krenar per nje rrugaceri te tille. Flamuri im nuk ka nevoje te ngrihet ne nje menyre te tille.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.