Arkiv-Lajme të përditësuara

Senatori amerikan:I kërkova Vuçiç të pranojë vizitën e Ramës.

Postuar në 19 Tetor, 2014 11:14

SHBA edhe njëherë ka bërë thirrje se Beogradi duhet të pranojë vizitën e kryeministrit Edi Rama në 22 tetor. Senatori amerikan Chris Murphy pas përmbylljes së vizitës në Shqipëri ka theksuar se duhet lënë mënjanë huliganizmi në futboll dhe dy vendet të vazhdojë marrëdhëniet mes tyre.
 
“Isha në Beograd ditën e ndeshjes. Besoj se nuk duhet ta lëmë huliganizmin e futbollin të hyje mes marrëdhënieve. Këtë mesazh ia kam përcjellë edhe Vuçiç dhe shpresoj që nesër ai ta rikonfirmojë ftesën për kryeministrin Rama”-deklaroi Murphy.
 

KM:Shtyhet vizita e Ramës në Beograd, takimi më 10 nëntor.

Postuar në 19 Tetor, 2014 11:13

Kryeministria shqiptare përmes një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se është shtyrë për në 10 Nëntor vizita e Ramës në Beograd. Zyra e shtypit e Kryeministrisë, bën të ditur se Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun serb ku kanë rënë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi - Shqipëri ishin tejet të padëshiruara. 

Lushnje, makina përplas për vdekje këmbësoren 73-vjeçare, ikën shoferi.

Postuar në 19 Tetor, 2014 07:54

Një 73 vjeçare ka gjetur vdekjen teksa është përlasur nga një makinë gjatë tentativës për të kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër.

Aksidenti i rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Golem të Lushnjes, ndërsa viktima është shtetasja me iniciale Gjebrie Muka nga Durrësi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarje, teksa policia është vënë në ndjekje të tij, sakaq grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kasidentit.

Porti i Durrësit, pranga 37 vjeçarit tentoi të kalojë në Itali 10 kg drogë.

Postuar në 19 Tetor, 2014 07:53

Një 37 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e portit të Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij i janë zbuluar 10 kg kanabis sativa. Në pranga ka rënë Bujar Pervizi, banues në Shkodër.

Sipas policisë, 37 vjeçari po udhëtonte për në Itali, ku gjatë kontrollit të ushtruar në port nga Policia Kufitare në automjetin e tij BMË me targa AA488DX pikërisht tek pjesët anësore të shasisë, në brëndësi të tyre u gjendën disa pako të mbështjella me kanabis sativa, me një peshë rreth 10 kg.

Lezhë, makina përplas këmbësorin 50 vjeçar, ndalohet drejtuesi i mjetit.

Postuar në 19 Tetor, 2014 07:52

Një aksident rrugor është shënuar sot në Lezhë, ku një 50 vjeçar këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi në autostradën Tiranë-Lezhë, në rrugën e Patokut, ku automjeti tip Benz me targa AA 096 EH ka përplasur Zef Bushin.
 
Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa forcat e policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë ndaluar drejtuesin Mondi Lekgjonaj. 

Shkarkohet nga detyra komandanti i bazës së helikopterëve Farkë, Lama.

Postuar në 19 Tetor, 2014 07:50

Altin Lama, piloti i cili drejtoi helikopterin e ushtrisë Cougar në ngjarjen kur u qëllua me armë nga kultivuesit e kanabisit në Dukagjin, është shkarkuar nga posti i komandantit të bazës së helikopterëve në Farkë.
 
Lama u vlerësua dhe falenderua nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në një takim zyrtar pikërisht për përfshirjen në aksionin antikanabis në Lazarat.
 
“Pas një mirënjohje të thellë mund të ndodhë të të heqin dhe nga puna por pa problem.....jeta vazhdon. Falenderime për gjithë personelin e Bazës Ajrore Farkë”, shkruan Lama në Facebook.
 

Djegia e flamurit, MPJ-Serbisë 'Reagoni,situata jashtë kontrolli'.

Postuar në 19 Tetor, 2014 04:00

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për djegien e flamurit shqiptar, gjatë ndeshjes që u zhvillua dje mes Partizanit të Beogradit dhe Crzvena Zvezdës, duke e dënuar dhe e cilësuar këtë si një akt të shëmtuar të përdhosjes së flamurit tonë kombëtar.

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Jashtme thekson se aktet dhe urrjejtja antishqiptare u vu re edhe në një ndeshje e cila nuk kishte të bënte me shqiptarët.

Dredhia e gjykatës për t’i bërë nderin gjyqtarit Gjin Gjoni.

Postuar në 19 Tetor, 2014 03:57

Teksa në muajin maj 2014 gjykata e Elbasanit ka mundur t’i bëjë “qokën” Gjin Gjoni, duke caktuar në konflikt të pastër interesi, gjyqtaren Miranda Konica për caktimin e masës së sigurimit të pezullimit nga detyra të gjyqtarit Gjoni, sërisht kjo gjykatë ka vijuar me “nderet” për anëtarin e KLD të proceduar penalisht nga prokuroria.

Digjet në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd, flamuri shqiptar.

Postuar në 18 Tetor, 2014 14:35

Digjet në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd, flamuri shqiptar. Huliganet serbë, djegin flamurin shqiptar gjatë derbit që është ende duke u luajtur në stadiumin ‘Partizani’. Mediat serbe fshehin fytyrat e tifozëve që dogjën flamurin. Parrulla nacionaliste, fishekzjarrë e tymuese janë hedhur nga shkallët e stadiumit ‘Partizani’ në Beograd. Zhvillohet sonte derbi midis dy ekipeve kryeqytetase, Partizani-Crvena Zvezda, ku dhe një herë, tifozeria serbe dëshmon që është tepër e dhunshme në ndeshjet e futbollit.

Tiranë, arrestohen 10 persona drejtonin mjetin pa patentë e të dehur.

Postuar në 18 Tetor, 2014 12:00

Nga ana e Komisariatit te Qarkullimit Rrugor Tiranë, grupi i Task Forcë, gjatë një nisme të zhvilluar për parandalimin e aksidenteve dhe qarkullimin normal te mjeteve në qytetin e Tiranës, sot me datë 18.10.2014 rreth orëve të para të mëngjesit, është bërë arrestimi i 10 shtetasve.
 
Konkretisht shtetasit Vangjel Goga, Florind Tafa, Festim Kuqo, Genci Lumani, Arjan Ballcaj, Ernest Kupa, Mentor Koldashi, Bukurosh Halilaj, Doniad Deme dhe Genti Muzhaqi.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara