Arkiv-Lajme të përditësuara

Pogradec,pranga 33-vjeçarit për vepra të turpshme me 3 të mitura.

Postuar në 23 Tetor, 2014 12:21

Policia e Pogradecit ka arrestuar pasditen e sotme një 33-vjeçar për vepra të turpshme me të mitura. Mësohet se nga blutë është arrestuar 33-vjeçari, Ervis Muçaku i cili është dënuar më parë për të njëjtën akuzë.
 
Muçaku akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me tre vajza te mitura 9 dhe 10 vjeçe. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurras ku arrestua edhe 33-vjeçari Muçaku.
 
Ervis Muçaku është arrestuar edhe në dhjetor të vitit 2013, pas denoncimit të familjarëve të një 13-vjeçareje për ngacmim.

Fillon pastrimi i anës së djathtë të grykës së Bunës.

Postuar në 23 Tetor, 2014 12:03

Në aksionin e madh, të cilin e iniciuan komuna e Ulqinit dhe Drejtoria e Ujërave të Malit të Zi, këto ditë është intensifikuar aksioni i pastrimit të degës së djathtë në grykëderdhjen e lumit Buna, shkruan “Vijesti”. Siç theksohet, me urgjencë të kryetarit të komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, Drejtoria ka angazhuar ekskavatorët e mëdhenj, të cilët marrin pjesë në këtë aksion urgjent mbasi që ekzistonte rreziku që kjo degë të mbyllet krejtësisht.

Shkodër, të shtëna armësh nga një makinë në tjetrën, në kërkim autorët.

Postuar në 23 Tetor, 2014 05:42

Pa kaluar as 24 orë nga atentati i armatosur karshi bisnesmenit, Arben Veliko, në qytetin e Vlorës, një tjetër atentat është regjistruar në Shkodër.

Mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Lezhë, persona të paidentifikuar që udhëtonin më një makinë tip Audi, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine tip Benz, ngjyrë e bardhë, e cila drejtohej nga shtetasi K.P, 40 vjeç.

Incidenti, Bushati: Tirana dënoi dhunën, vizita e Ramës normale.

Postuar në 23 Tetor, 2014 05:41

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Beogradi ka dënuar incidentin dhe dhunën në ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar në stadiumin Partizani.
 
Ndërsa po merr pjesë në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit, shefi i diplomacisë shqiptare tha se Tirana ka qënë e qartë për dhunën në ndeshjen.
 
"Kemi qënë shumë të qartë, kemi dënuar të gjitha incidentet, dhunën dhe provokimet që kanë krijuar një klime jo të favorshme midis dy vendeve", deklaroi Bushati.
 

Përdorte qentë për ndeshje, shpallet në kërkim i riu nga Ura Vajgurore.

Postuar në 23 Tetor, 2014 05:39

Një person nga Ura Vajgurore, Berat, është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se keqtrajtonte kafshët. Sipas policisë shtetasi me inicialet E.D mbante rreth 19 qen të racave të ndryshme, ndërsa i përdorte për ndeshje të jashtëligjshme.

Pasi oficerët e policisë nisën kontrollin, në vendin e quajtur "Grupi i puseve" u gjetën kafshët e të racave të ndryshme të lidhur e keqtrajtuar.

Rama: Serbi, njih atë që tashmë ke pranuar: "Kosova, e pavarur"

Postuar në 23 Tetor, 2014 03:11

Ballkani duhet të jetë i bashkuar për t’i treguar BE-së rëndësinë e tij brenda familjes europiane…dhe për këtë Serbia e Shqipëria duhet të bëjnë para për të forcuar paqen e brishtë mes tyre. Këtë qëndrim shprehu kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë të mërkurën për “Associated Press”. Ai thotë se duhet përpjekje dypalëshe për t’i  dhënë fund armiqësisë në dekada, dhe nga ana tjetër, fokusim tek çështje të mëdha, si dëshira e përbashkët e të dy vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Ndalohen 29 klandestinë sirianë pranga 3 shqiptarëve që i ndihmonin.

Postuar në 23 Tetor, 2014 03:11

Policia e Vlorës ka ndaluar 29 klandestinë nga Siria të cilët kishin hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë, ndërsa janë arrestuar 3 shqiptarë të akuzuar për “Ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit kryer në bashkëpunim.”
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Dhërmi u konstatuan dy mjete të cilave iu dha shenjë të ndalonin por nuk iu binden punonjësit të policisë.
 

Kamëz, dhëndrri plagos vjehrrin me automatik, gjatë një sherri në oborr.

Postuar në 23 Tetor, 2014 03:06

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë, ku dhëndrri plagosi me automatik vjehrrin e tij.
 
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grindjeje që Tafil Cani pati me vjehrrin e tij Përparim Koka për motive të dobëta. E gjithë skena ka ndodhur në oborrin e banesës së tyre rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa nga bluzat e Bardha të Spitalit të Traumës, mësohet se 65-vjeçari i ka shpëtuar rrezikut për jetën.
 

Tiranë, pranga 58 vjeçarit, iu gjetën 3810 paketa cigare pa pullë fiskale.

Postuar në 22 Tetor, 2014 17:07

Një 58 vjeçar është arrestuar në flagrancë sot nga policia e Tiranës, i akuzuar për veprën penale të “Tregëtimin dhe trasport të mallrave kondrabandë”. Në pranga ka rënë Vlash Zaka, 58 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i janë zbuluar dhe sekuestruar 3810 paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Fiat Panda me targa AA578GJ, u gjetën 700 paketa cigare, të cilat ishin pa pullë fiskale.

Mbyllen hetimet për ish-dekanin Hysa, Prokuroria: Shkelje jo penale.

Postuar në 22 Tetor, 2014 17:06

Njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet për ish-dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa, i kallëzuar nga rektori i këtij universiteti për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Vendimi është marrë pak ditë më parë nga prokuroria, për shkak se shkeljet e konstatuara në kallëzimin e rektorit Ali Refatllari, janë të karakterit administrativ dhe jo penal. Për pasojë, prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara