Tiranë, pranga 58 vjeçarit, iu gjetën 3810 paketa cigare pa pullë fiskale.

Postuar në 22 Tetor, 2014 17:07

Një 58 vjeçar është arrestuar në flagrancë sot nga policia e Tiranës, i akuzuar për veprën penale të “Tregëtimin dhe trasport të mallrave kondrabandë”. Në pranga ka rënë Vlash Zaka, 58 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i janë zbuluar dhe sekuestruar 3810 paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Fiat Panda me targa AA578GJ, u gjetën 700 paketa cigare, të cilat ishin pa pullë fiskale.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në ambientet e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 3.110 paketa të cilat gjithashtu ishin pa pullë fiskale. Nga hetimi i kryer u konkludua se vlera e mallit të sekuestruar shkon rreth 1.240.000 lekësh të rinj.

Nisur nga të dhënat e mësipërme, Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar, bazuar në disa informacione operative bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të 58 vjeçarit.

Materialet ju referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Tregëtim dhe trasport i mallrave kondrabandë”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.