Arkiv-Lajme të përditësuara

Tahiri-Bashës:S'ke faj, kur shteti punonte për 1 familje, ishte më mirë.

Postuar në 26 Tetor, 2014 15:20

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar përmes rrjetit social ‘Facebook’, ndaj deklaratës së kreut të opozitës Basha, i cili është shprehur se policia ka kryer arrestime edhe pa vendime gjykatash e prokurorie, duke theksuar gjithashtu se po bëhen ndërhyrje të padrejta duke dëmtuar qytetarët.

Tahiri shkruan në “Facebook” se nuk ka faj që flet se kur shteti punonte për 1 familje, ishte më mirë, pavarësisht se për familjet shqiptare u kthye në një mejhane zhytur në informalitet, paligjshmëri e korrupsion.

Elbasan, makina përplas kalimtaren, ndërron jetë 70-vjeçarja.

Postuar në 26 Tetor, 2014 15:19

Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur teksa po tentonte të kalonte nga njëri krah në tjetrin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjiku.
 
Policia e qytetit të Elbasanit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidenti.
 
Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti tip “BENZ” me targa TR 5965 S me drejtues 29-vjeçarin Florian Shima, ka aksidentuar për vdekje këmbësoren Afërdita Çakalli nga fshati Kryezjarr në Komunën Shirgjan e cila ka qene kalimtare.

Masivi i gurëve zë poshtë 54-vjeçarin policia arreston pronarin e firmës.

Postuar në 26 Tetor, 2014 15:18

Policia e Beratit ka vënë në pranga Astrit Bejko, pronari i një firme të nxjerrjes së pllakave të gurit në qytetin e Skraparit, ku mëngjesin e sotëm humbi jetën një person teksa punonte.
 
Nga hetimet e policisë Bejko, 28 vjeç, kishte punësuar dy persona, mes tyre dhe viktimën 54-vjeçar, ndërsa akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.  
 
Rreth mesditës një masiv gurësh ka zënë poshtë një 54-vjeçarin, Besnik Saliasi, baba i tre fëmijëve në fshatin Dobrush të Skraparit.

Berat, aksident me vdekje në gurore. Bie nga masivi shkëmbor 54 vjeçari.

Postuar në 26 Tetor, 2014 08:26

Nje tjetër aksident më pasoje vdekjen e një punonjësi është regjistruar paraditen e sotme në një gurore në rrethin e Skraparit. Besnik Saliasi 54 vjeç banor i fshatit Dobrush në Skrapar ka rënë nga një masiv shkëmbor gjatë punës.

Kjo ka rezultuar fatale për 54 vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit fatal.

Tiranë, tentoi të korruptojë policin me 200 euro, pranga 27-vjeçarit

Postuar në 26 Tetor, 2014 08:25

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi tentoi të korruptojë efektivët duke i ofruar 200 euro, si dhe 4800 lekë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë, teksa gjatë testit të alkoolit që policia i ka bërë shtetasit Rudin Vogli, ka rezultuar me masën e përdorimit të alkoolit mbi 0.5 %, ndërsa drejtonte mjetin e tij "Mercedez Benz" me targa CG 685 ST.
 
Por nisur nga ky fakt, Vogli ka tentuar që t’i shpëtojë gjobës apo ndalimit nga uniformat blu, duke tentuar t’i korruptojë duke iu ofruar ryshfet.
 

Salianji: Rama pakëson kuotat për studime master dhe rrit tarifat

Postuar në 26 Tetor, 2014 04:54

Partia Demokratike dënon masat e marra nga qeveria Rama për pakësimin e kuotave të masterit dhe rritjen e tarifës financiare për këtë nivel studimi. Në një deklaratë për mediat Salianji tha se PD do të mbështesë studentët për të kundërshtuar këto ndryshime në programet e studimit master. Duke u kërkuar kryeministrit Rama të tërheq vendimin, Salianji ka ftuar studentët që të bashkohen për të kundërshtuar këto masa.
 

Kurbin, iu ekzekutuan të afërmit nga regjimi, ende s’kanë gjetur eshtrat

Postuar në 26 Tetor, 2014 04:53

Kanë kryer homazhe mbi një varr bosh, pasi eshtrat e katër familjarëve të tyre të ekzekutuar 66-vite më parë nga regjimi komunist nuk janë gjendur ende. Kjo histori tragjike ka ndjekur familjen Gjura nga Spaçi i Mirditës.
 
Udhëtimi i 4 pjesëtarëve të familjes Gjura drejt një jete më të mirë jashtë kufijve të Shqipërisë rezultoi i pakthim, e për ironi të fatit trupat e tyre janë varrosur pa dëshmitarë.
 
Për t’i përkujtuar, familja e tyre ka ndërtuar një varr memorial në varrezat e qytetit të Laçit, duke i bërë apel shtetit për gjetjen e eshtrave të tyre.
 

Tritoli në banesë, pyetet në prokurori ish-deputeti Kollozi

Postuar në 26 Tetor, 2014 04:52

Ardian Kollozi, ish-deputeti i PD në Vlorë dhe ish-drejtor i ALUIZNI-t, gjatë ditës së djeshme është marrë në pyetje në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pyetja e Kollozit është bërë për sqarimin e disa momenteve lidhur me konfliktet që ai ka pasur me persona të ndryshëm në Vlorë, konflikte këto që më pas sollën dhe vendosjen e 600 gramë tritol C4 në derën e apartamentit të tij në Vlorë.   

Lushnjë, pranga 35-vjeçarit, kërkohej për trafik të lëndëve narkotike

Postuar në 26 Tetor, 2014 04:50

Një person i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lushnjës. 35-vjeçari Landi Nelezi, me banim në Kamenicë të Lushnjës, u depërtua ditën e djeshme nga Italia, ndërsa forcat e policisë bënë të mundur arrestimin e tij.
 
Ndaj Nelezit, Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të “trafikimi të lëndëve narkotike” dhe “organizim dhe drejtim të organizatave kriminale”.  

Fier, përplasen dy makina, një e plagosur, pranga drejtuesve të mjeteve

Postuar në 26 Tetor, 2014 04:49

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Artur Hysa, 38 vjeç dhe Blerim Taraj, 23 vjeç, drejtonin përkatësisht automjetet me targa FR1648D dhe AA172BA, dhe si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor janë përplasur me njëri-tjetrin.
 
Si pasojë e aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur “Sheq i madh”, ka mbetur e plagosur shtetasja me iniciale H.T, e cila ndodhet në spitalin rajonal të Fierit.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara