Berat, aksident me vdekje në gurore. Bie nga masivi shkëmbor 54 vjeçari.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Nje tjetër aksident më pasoje vdekjen e një punonjësi është regjistruar paraditen e sotme në një gurore në rrethin e Skraparit. Besnik Saliasi 54 vjeç banor i fshatit Dobrush në Skrapar ka rënë nga një masiv shkëmbor gjatë punës.
Kjo ka rezultuar fatale për 54 vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit fatal.
Një javë më parë në këto gurore u shënua një tjetër aksident, teksa pas rënies së një kamioni të ngarkuar me gurë në humnerë, humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Add new comment