Arkiv-Lajme të përditësuara
Monumenti i Demokracisë në Kavajë. Bashkia çel konkursin për rindërtimin.
Bashkia e Kavajës ka hapur konkursin për rindërtimin e monumentit të demokracisë në këtë qytet. Vetë kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, se konkursi për monumentin u shpall sot dhe mbyllet në 25 nëntor.
Ndërsa, pas shqyrtimit të aplikimeve, do të shpallet më 30 nëntor gjykimi i jurisë për fituesin e konkursit, për rindërtimin e monumentit të demokracisë në qytetin e Kavajës.
Greqi, pranga dy shqiptarëve iu gjetën 11 kg hashash në makinë
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi u është gjetur 11 kilogramë hashash në makinën me të cilën udhëtonin. Shtetasit shqiptare 31 dhe 34 vjeç, u arrestuan nga forcat e Departamentit kundër Narkotikëve në Igumenicë.
Ndalimi i dy shtetasve është bërë nnë kilometrin e 4-t të segmentit rrugor Igumenicë-Sagiada.
Nga kontrollet e policisë në automjetin me të cilin udhëtonin dy shqiptarët janë gjetur të fshehura në pjesën e pasmë të makinës 13 pako me hashash, që kapnin një peshë në total prej 11 kilogramë.
Nikolla: Shpërndani videon e të vërtetës që UEFA nuk respektoi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla i bën apel cdo shqiptari që të publikojë dhe të shpërndajë sa më shumë ne mediat sociale videon me të cilën Federata Jonë e Futbolli u mbrojt përballë Komisionit të Disiplinës në UEFA në lidhje me ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipërië, fitorja e së cilës iu dha në tavolinë kësaj të fundit. Shkrimi i ministres Nikolla ne Facebook
Itali, humb jetën në aksident rrugor një 46-vjeçar nga Durrësi
Një 46-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident automobilistik në Itali.
Aksidenti ndodhi në një qytetet në Provincën Padovës kur një autokombajnë i nërpreu rrugën makinës Opel Agila me të cilën udhëtonte Rifat Papici me origjinë nga Durrësi.
Shqiptari humbi jetën ndërsa trasnportohetj me autoambulancë për në spital. Papici punonte si kamionist në Itali, ndërsa një nga pasionet e tij ishte edhe gjuetia sportive me pushkë deti.
'Nënë Tereza' gati për pedonale, MB Bashkisë: Vi tabela ose vëmë policë
Projekti i qeverisë për të ndaluar parkimin e makinave në sheshin “Nënë Tereza” dhe për ta kthyer në pedonale nga ora 19:00 deri në 24:00 pritet të vihet në jetë këto ditë. Ministria e Brendshme ka marrë të gjitha masat në zbatim të urdhrit të përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministrit të Kulturës. Ministria e Brendshme thotë se në kushtet kur bashkia e Tiranës ende nuk ka vendosur sinjalistikat rrugore përgjatë bulevardit, do të zbatojë vendimin e qeverisë duke kontrolluar qarkullimin nga efektivë rrugorë.
Fushë Krujë, digjen mbetjet urbane e spitalore, tymi mbulon qytetin
Djegia e mbeturinave urbane ka muaj të tërë që shkakton një skandal mjedisor në qytetin e Fushë Krujës dhe të fshatrave përreth. Mbeturinat digjen natë e ditë dhe tymrat e gazrat helmuese përhapen deri në Krujë, Thumane e deri në Tiranë.
Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë alarmante e cila ka përkeqësuar rëndë jetesën e tyre duke sjellë pasoja edhe për shendetin.
Lezhë, grabitet banesa, autorët e armatosur terrorizojnë familjarët
Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur në orët e para të mëngjesit një banesë në fshatin Balldre të Lezhës.
Mësohet se banesa e grabitur është e Luigj Prekës, familjarët e të cilit ndodheshin në shtëpi në momentin kur kanë hyrë grabitësit e maskuar, po fatmirësisht nuk është raportuar se është lënduar ndonjëri prej tyre.
Noka:Arrestimi i Fratarit,hakmarrje e Ramës, nuk i japin as ilaçet.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e ka cilësuar si një shenjë hakmarrje arrestimin e biznesmenit të ndërtimit, Hajredin Fratari.
Deklarata e Nokës është bërë pranë komisariatit Nr 1 në Tiranë, ku kishin shkuar për të takuar biznesmenin e arrestuar nga efektivët e këtij komisariati për ndërtim pa leje.
Sipas Nokës arrestimi i Fratarit është një shenjë e pastër hakmarrje e Kryeministrit, pasi ai ka akuzuar Ramën se i ka kërkuar 1 milionë dollarë.
Kakavijë,sekuestrohen kondicionerë kontrabandë me vlerë 35.571 Euro.
Ditën e sotme Dega Doganore Kakavijë ka mundur të zbulojë dhe më pas sekuestrojë një sasi të konsiderueshme malli kontrabandë në një kamion që po kalonte tranzit.
Pas një kontrolli të plotë fizik të ushtruar në mjetin e subjektit G.S. M Klimaire sh.p.k nga ana e strukturave të Doganës Kakavijë, rezultoi se subjekti në Deklaratën e Tranzitit nuk kishte deklaruar mallin “kondicioner” vlera e padeklaruar e të cilit është 35.571 Euro.
Gjirokastër,bllokohen 3 barinj nga reshjet e borës, kërkojnë ndihmë.
Për shkak të motit të keq me reshje bore dhe për shkak të temperaturave të ulta, dy barinj në malin mbi Sopik të Gjirokastrës dhe një në komunën Frashër të Përmetit në malin Gosivishtit dhe kanë kërkuar ndihme për të lëvizur prej vendit ku janë bllokuar.
Policia e Përmetit dhe Gjirokastrës dhe Policia Kufitare e Sopikut janë nisur për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme barinjve të bllokuar.
Ndërkohë bëhet e ditur se janë informuar të gjitha strukturat e tjera për ndihmë.