Greqi, pranga dy shqiptarëve iu gjetën 11 kg hashash në makinë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi u është gjetur 11 kilogramë hashash në makinën me të cilën udhëtonin. Shtetasit shqiptare 31 dhe 34 vjeç, u arrestuan nga forcat e Departamentit kundër Narkotikëve në Igumenicë.
Ndalimi i dy shtetasve është bërë nnë kilometrin e 4-t të segmentit rrugor Igumenicë-Sagiada.
Nga kontrollet e policisë në automjetin me të cilin udhëtonin dy shqiptarët janë gjetur të fshehura në pjesën e pasmë të makinës 13 pako me hashash, që kapnin një peshë në total prej 11 kilogramë.
Policia sekuestroi gjithashtu dhe dy telefona celularë, si dhe automjetin, ndërsa dosja në ngarkim të dy të rinjve u kaloi Prokurorisë së Thesprotisë.
Add new comment