Arkiv-Lajme të përditësuara
Korçë, humbet jetën në një aksident kryetari i Komunës Lenie.
Kreu i Komunës Lenie në Gramsh, Astrit Bici, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në aksin Moglicë-Lozhan, ku mjeti me të cilin udhëtonte Bici, është rrëzuar 50 metra në humnerë, e më pas ka rënë në lumë. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona.
Dy të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Gjykata Kushtetuese, brenda 7 ditësh merret vendimi për IMEI.
Gjykata Kushtetuese, në një seancë me dyert të mbyllura mesditën e sotme, ka vazhduar me shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga opozita lidhur me regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë.
Pritet që brenda 7 ditëve të bëhet i ditur edhe vendimi përfundimtar që do të marrë kjo Gjykatë lidhur me këtë çështje.
Ministria e Bujqësisë: Niveli 9% i proteinës, sipas standardeve të BE.
Pas deklaratës së Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë, për të mbyllur aktivitetin e tyre, ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Sipas këtij institucioni kufiri i poshtëm prej 9 % i proteinës në miell është plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, ndërsa për prodhime të ndryshme parashikohet një përqindje e diferencuar.
Në sqarimin e Ministrisë së Bujqësisë theksohet se këto kritere do të rregullohen me akt normativ.
Mungesa e sinjalistikës në aksin Lushnjë-Fier, burim aksidentesh.
Kryqëzimi i autostradës Lushnjë-Fier në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, që në hapjen e këtij aksi rrugor ka qenë një burim aksidentesh, ku kanë humbur jetën me dhjetëra persona.
Aksidentet kanë ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore dhe mungesës së ndriçimit, por edhe nga pakujdesia e qytetarëve.
Prej disa muajsh Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve ka nisur vendosjen e sinjalistikave në të gjithë gjatësinë e autostradës.
Tiranë, INUK shemb sot me eksploziv një ndërtesë në Vaqarr.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të shembë sot me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë shumëkatëshe në Vaqarr te ‘Ura e Beshirit’.
Aksioni i INUK zhvillohet në kuadër të projektit për zgjerimin e aksit Tiranë-Vaqarr për shembjen e objekteve të paligjshme në të dy anët e rrugës.
Për shkak të shembjes së godinës me shpërthim të kontrolluar, qarkullimi i makinave do të jetë i bllokuar nga ora 13:00-15:30.
INUK njofton se ndalimi i qarkullimit të automjeteve bëhet për arsye sigurie për shembjen me eksploziv të objektit.
"Skeja", Gjykata, tre vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës.
sh-bodigardi i Sali Berishës, Fatos Skeja dhe shoku i tij Gojard Loçi janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Për Skejën gjykata ka vendosur ta dënojë me 3 vjet heqje lirie ndërkohë 2.6 vite burg.
Trafiku i qenieve njerëzore,MB-ISHP- Polici memorandum bashkëpunimi.
Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës kanë firmosur një ditën e sotme një memorandum bashkëpunimi për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit për shfrytëzim për punë.
Kastrati: Olsi Rama s'ka lidhje me dronin, autorët i njihni më 23 tetor.
“Ju garantoj se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama nuk ka lidhje me dronin e ngritur në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Unë e di kush e ka ngritur donin. Nuk ka lidhje Olsi Rama me autorët e vërtetë. Spekullimet që janë bërë nga serbët janë lajthitje të mediave të Beogradit”. Ky është reagimi që ka bërë kreu i tifozerisë së Plisave të Prishtinës në një intervistë për gazetën “Shekulli”.
Pengoi aksionin antikanabis në Kurvelesh, arrestohet 26-vjeçari.
Një 26-vjeçar nga Tepelena ka rënë në pranga të policisë. Klajdi Abazi u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshtim më dhunë të forcave të policisë.
26-vjeçari banues në Progonat ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
Gjithashtu ai ka dëmtuar automjetet e policis me gure, në daten 28.5.2014, për arsye pengimin e policisë për të mos ushtruar kontroll teritori në komunen Kurvelesh të rrethit Tepelenë për kultivim të bimëve narkotike.
Milot-Tiranë,aksidentohet këmbësori Drejtuesi kamionit tenton të largohet.
Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Tiranë, me pasojë plagosjen e rëndë të një këmbësori. Ndërkohë raportohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar dhe të largohet nga vendngjarja.
Drejtuesi i mjetit, Bujar Myftari, 32 vjeç dhe me banim në Kukës, pasi ka përplasur një këmbësor tek mbikalimi i Patokut, është orvatur të largohet nga vendngjarja. Ndërsa Policia e Shtetit raporton se ka bërë të mundur kapjen e Myftarit, pak çaste më pas, me ndihmën e efektivëve të Policisë Fushë Krujë.