Ministria e Bujqësisë: Niveli 9% i proteinës, sipas standardeve të BE.

Postuar në 21 Tetor, 2014 13:09

Pas deklaratës së Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë, për të mbyllur aktivitetin e tyre, ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Sipas këtij institucioni kufiri i poshtëm prej 9 % i proteinës në miell është plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, ndërsa për prodhime të ndryshme parashikohet një përqindje e diferencuar.
 
Në sqarimin e Ministrisë së Bujqësisë theksohet se këto kritere do të rregullohen me akt normativ.
 
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ulja e nivelit të proteinës në miell në 9 %, nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin. Ndërsa thekson se ndalohet hyrja e miellit jashtë standardeve në vendin tonë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.