"Skeja", Gjykata, tre vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/1401_cache-210-166-strict-141595.jpg?itok=JBP3ETyp)
sh-bodigardi i Sali Berishës, Fatos Skeja dhe shoku i tij Gojard Loçi janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Për Skejën gjykata ka vendosur ta dënojë me 3 vjet heqje lirie ndërkohë 2.6 vite burg.
Vendimi është dhënë gjatë ditës së djeshme ku gjykata ka shpallur fajtorë dy të pandehurit që gjobitën me 100 mijë dollarë shtetasin shqiptaro-amerikan. Në dosjen e prokurorisë thuhet se më 7 gusht 2013, biznesmenit Ramazan Hima, me banim në Paskuqan, por që ushtron aktivitet biznesi në Filadelfia a në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes disa mesazheve kërcënuese, i është kërkuar të dorëzojë shumën prej 100 mijë dollarësh.
Biznesmeni i është drejtuar prokurorisë, ku ka kallëzuar kërcënimet e marra duke u vënë në dispozicion numrin e celularit të tij dhe numrin nga i cili i kishte mbërritur mesazhi kërcënues. Me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda është lejuar përgjimi i bisedave. Fill pas kësaj gjithçka është mirëorganizuar nga policia, e cila ka arritur të lokalizojë Fatos Skejën, duke e arrestuar atë, teksa ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës.
Add new comment