Arkiv-Lajme të përditësuara
“Thesari”, merren tabulatet e Bitraj Gjurmohen kontaktet e të dyshuarve.
Prokuroria e Tiranës përqëndron hetimet për gjetjen e 713 milionë lekëve të vjedhura nga Bankën e Shqipërisë tek tabulatet telefonikë të Ardian Bitrajt, personi i vetëm që ka pranuar vjedhjen dhe pretendon se paratë i ka lënë në bixhoz.
Me urdhër të prokurorisë prej 10 ditësh janë sekuestruar të gjitha të dhënat analitike të 3 celularëve që përdorte Bitraj, një të regjistruar në emrin e tij dhe dy të tjera në emër të të afërmëve të tij.
Pranga policit të burgut të Drenovës tentoi të fuste një celular në qeli.
Efektivët e policisë së Korçës kanë vënë në pranga kolegun e tyre që punonte në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Mësohet se efektivi Sokol Durmishllari është arrestuar nga ana e policisë pasi ka tentuar që të fusë në ambiente e burgut një celular për të dënuarit.
Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se Durmishllari e kishte fshehur celularin në këpucë në momentin që u arrestua.
Efektivi Durmishllari tashmë do të përballet me akuzën e Shpërdorimit të Detyrës.
OSHEE u pret dritat, banorët eksploziv shtyllës së tensionit.
OSHEE i ndërpret energjinë elektrike për shkak të debisë, por banorët i kthejnë “reston”. Këtë mëngjes banorët e fshatit Zall Sopot në komunën Shupenzë të Dibrës i vendosën tritol shtyllës së tensionit të larte.
Për pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike dy fshatra të kësaj komune, ndërsa është dëmtuar në masë edhe një pjesë e rrjetit të përcjelljes së energjisë.
Morina tifozi i "çmendur" kuqezi, dhuroi spektakël në Slloveni.
Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, mund të themi se është tifozi më i zjarrtë dhe më i çmendur i kombëtares shqiptare. Kjo pasi sipas policisë serbe Ismail Morina është autori i lëshimit të dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Beograd, dhe për këtë është lëshuar një urdhër arresti nga ana e autoriteteve serbe.
Megjithatë pasioni dhe dashuria e Morinës për kombëtaren shqiptare nuk nis këtu. Ai është gjithashtu personi i cili në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhuroi spektakël duke u ngjitur mbi rrjetat e sigurisë së stadiumit.
Objekte pa leje, Rama: Vijon prishja e çibanëve të mbirë pa pengesë.
Aksionet e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në vend për prishjen e objekteve pa leje nuk janë ndërprerë në asnjë moment. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga vetë shefi i qeverisë Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri thekson se puna për shkuljen e çibanëve nga trotuarët e rrugët nuk është ndërprerë në asnjë moment. Sipas kryeministrit, këto objekte kanë pa leje “kanë mbirë pa asnjë pengesë”
“S’është ndërprerë asnjë ditë operacioni i shkuljes së çibanëve nga trotuaret e rrugët ku kanë mbirë pa asnjë pengesë.” shkruan Rama
Pi helm, vdes një 58 vjeçar në Elbasan.
Një 58 vjeçar në qytetin e Elbasanit i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëhelmuar. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Anastas Qosja, i cili i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Shelcan të Elbasanit. Ai ka pirë fostoksinë dhe edhe pse është dërguar me shpejtësi për në ambientet e Spitalit Kirurgjik në Elbasan për të marrë ndihmën e parë, gjithë përpjekjet kanë rezultuar të kota, pasi 58 vjeçari ka ndërruar jetë. Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që kanë çuar burrin drejt një veprimi të tillë.
Policia serbe: Dimë shqiptarin që ngriti dronin, kemi urdhër-arresti.
Thuajse një javë nga valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit, policia serbe thotë se ka identifikuar personin që telekomandoi dronin ku ishte vendosur flamuri në ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri.
Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për shqiptarin 32-vjeçar me inicialet I.M për të cilin thuhet se është lëshuar urdhër-arresti, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.
Tiranë, plagosje me thikë në Selitë policia arreston autorin e ngjarjes.
Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri të çastit në zonën e Selitës në Kryeqytet. Ndërsa i plagosuri Arben Barbezi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje Luan Daullxhiun.
Mësohet se Barbezi, është goditur me thikë poshtë zemrës, fatmirësisht pa i prekur organin jetik, por bëhet e ditur se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur ndërkohë edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për shkaqet që çuan në konfliktin mes dy personave.
Braçe:Basha s’foli për ngjarjet, por për vizitën, serbët frikë nga vetja.
Erjon Braçe përmes rrjetit social ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha për vizitën e Ramës në Beograd, duke i cilësuar ato qesharake. Gjithashtu ai ka komentuar edhe masat e marra në Beograd duke rrethuar ambasadën shqiptare atje, Braçe thekson se serbët kanë frikë nga vetja.
Shkup, huliganët sulmojnë me shkop bejsbolli të riun shqiptar.
Huliganët maqedonas kanë sulmuar dje një të ri shqiptarë nga Çairi, ndërsa po priste autobusin në lagjen Karposh.
Adnan Shabani, 18-vjeçar, thotë se sulmi ndaj tij ka nisur pasi e huliganët e kanë kuptuar identitetin e tij dhe njëri prej tyre e ka goditur me shkop bejsboll në fytyre dhe më pas në kokë duke i shkaktuar plagë serioze.