OSHEE u pret dritat, banorët eksploziv shtyllës së tensionit.

Postuar në 20 Tetor, 2014 06:42

OSHEE i ndërpret energjinë elektrike për shkak të debisë, por banorët i kthejnë “reston”. Këtë mëngjes banorët e fshatit Zall Sopot në komunën Shupenzë të Dibrës i vendosën tritol shtyllës së tensionit të larte.

Për pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike dy fshatra të kësaj komune, ndërsa është dëmtuar në masë edhe një pjesë e rrjetit të përcjelljes së energjisë.

Sasia e tritolit mësohet se është vendosur rreth orës 02:00 pas mesnatës, ndërsa blutë e Dibrës kanë shoqëruar 6 persona si autorë të dyshuar. Në vendngjarje vec policisë, shkuan edhe prokurorë të Krimeve të Rënda.

Sakaq me ndryshimet e reja në Kodin e Ri penal krime të tilla klasifikohen si akt terroriste, çka do të thotë se autorët do të përballen me verdiktin e gjykatës.

Kjo zonë prej vitesh është problematike sa i përket shlyerjes së faturave të energjisë elektrike.
 
Kjo është hera e dytë që shtyllave të tensionit i vendoset eksploziv, pas ngjarjes së Dhjetorit të 2013-ës, kur iu vendos eksploziv shtyllës së tensionit në Milot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.